Poll: Sa jeni te kenaqur me dizajnin e ri?
Sa ju pelqen dizajni i ri i web faqes?
BALLINA | Informacione | Financa | Financa

Financa

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Shkalla e kontributit për sigurim pensional dhe invaliditetit arrin 18%, ndërsa lartësia është përcaktuar me Ligjin për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 142/08 dhe 64/09).

Shkalla e kontributit për sigurim pensional dhe invalidor arrin 18%, ndërsa lartësia është përcaktuar me Ligjin për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social(Gazeta zyrtare e RM-së nr.142/08 dhe 64/09).

 Gjithsej të hyra

Të hyrat e Fondit realizohen nga të hyrat burimore prej kontributeve, mjeteve të transferuara nga Buxheti i Vendit dhe Agjencisë së punësimit në bazë të kontributit për sigurim pensional dhe invalidor për personat e papunë. Përpos këtyre mjeteve, Fondi realizon të hyra edhe nga akcizat, dividenda dhe nga shitja e aksioneve dhe pjesëve si dhe të hyra tjera. 

Gjithsej të hyrat e Fondit në vitin 2011 arrijnë 43.937,09 milion denarë, të realizuara nga këto burime të financimit:

• Të hyrat burimore ( kontribut nga rroga, stazh i benificuar, kontribut nga personat fizik që kryejnë veprimtari dhe të punësuar tek ata, kontribut nga bujqit individualë dhe Agjencioni për punësim) arrijnë 27.012,55 milionë denarë, edhe atë:
• 813,77 milionë denarë nga akcizat,
• 15.704,97 milionë denarë nga Buxheti i Vendit,
• 283,57 milionë denarë nga dividenda dhe nga shitja e aksioneve dhe pjesëve dhe 
• 122,23 milionë denarë nga të hyra tjera (mjete nga fondet tjera për pagesën e pensioneve, qiratë, kompensim të dëmit, nga periudha e kaluar, interesi etj). 

Mjetet nga kontributet të cilat llogariten nga bruto rroga e të punësuarve, në vitin 2011 janë realizuar në shumë prej 25.874,03 milionë denarë apo 58,9% nga gjithsej të hyrat e Fondit.

Mjetet nga Buxheti i Vendit janë realizuar në shumë prej 15.704,97 milion denarë dhe të njëjtat kanë të bëjnë me shlyerjen e obligimeve ligjore, për shpenzimet tranzitive dhe për mbulimin e deficitit rrjedhës.

Të hyrat nga kontributet, arrijnë 346,19 milion denarë.

Të hyrat nga personat fizikë që kryejnë veprimtari të pavarur dhe të punësuar tek ata, janë realizuar në shumë prej 611,23 milionë denarë.

Të hyrat nga bujqit individualë janë realizuar në shumë prej 58,91 milion denarë.

Të hyrat nga akcizat  të cilat llogariten në shkallë prej 9,18% nga derivatet e naftës, arrijnë 813,77 milion denarë apo 1,9% nga gjithsej të hyrat.

Nga Agjencia e Punësimit për personat që pranojnë kompensim, në vitin 2011 janë realizuar mjete në shumë prej 122,19 milion denarë.

Nga dividenda dhe nga shitja e aksioneve dhe pjesëve në vitin 2011 janë realizuara mjete në shumë prej 283,57 milion denarë, edhe atë: nga dividenda 7,22 milion denarë dhe nga shitja e aksioneve dhe pjesëve 276,35 milion denarë.

Të hyra tjera në vitin 2011 janë realizuar në shumë prej 122,23 milion denarë.

Gjithsej të dala

Gjithsej të dalat e Fondit në vitin 2011 arrijnë 44.305,77 milion denarë.

Të dalat e Fondit kanë të bëjnë me: pagesën e pensioneve, transferin e  mjeteve për fondet pensionale private, kompensim për dëmtim trupor, kompensimet nga sigurimi invalidor dhe vendosja e fëmijëve invalid në konvikt, kontribut për sigurim shëndetësor, shpenzime të tjera, të dalat  kapitale, për blerje dhe rikonstruktim të objekteve afariste dhe kompensimi i Shërbimit profesional të Fondit.

Të dalat për pagesën e pensioneve në vitin 2011 arrijnë 35.751,31 milion denarë apo 80,7% në raport të gjithsej të dalave, nga të cilat për pensionet e rregullta 35.223,13 milion denarë; për pensionet minimale bujqësore 83,33 milion denarë; për pensionet ushtarake 444,85 milion denarë.

Për kontributin e sigurimit shëndetësor të shfrytëzuesve të pensionit në vitin 2011 janë paguar mjete në shumë prej 4.524,32 milionë denarë, apo 10,2% në raport të gjithsej të dalave. Ky kontribut llogaritet sipas shkallës prej 13,0% nga pensionet e paguara.

Transferi i mjeteve për fondet pensionale private arrin 3.482,61 milion denarë.

Rezultati financiar

Në vitin 2011 Fondi realizoi gjithsej të hyra në shumë prej 44.704,00 milion denarë dhe gjithsej të dala në shumë prej 44.305,77 milion denarë.

Në mbështetje të nenit 37 nga ndryshimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 153/2007), nga 1 janari i vitit 2011 harmonizimi  i pensioneve është zbatuar edhe atë për 50% nga lëvizja e e neto pagës mesatare të paguar të të gjithë të punësuarve në Vend dhe 50% nga lëvizja e indeksit të shpenzimeve të jetës.

Në vitin 2011, Fondi i SPIM-së, pagesën e pensioneve e kryente rregullisht në afatet e caktuara, si dhe harmonizimin e pensioneve në mbështetje me dispozitat ligjore.

 Buxheti i Fondit

Mjetet e nevojshme për realizimin e të drejtave për sigurim pensional dhe invalidor përcaktohen me planifikimin e të hyrave dhe të dalave të përcaktuara me Buxhetin e Fondit.

Buxheti i Fondit është pjesë përbërëse e politikës makroekonomike për çdo vit fiskal. Buxhetin e Fondit e përcakton Këshilli Drejtues i Fondit, ndërsa sjellja e buxhetit është pjesë përbërëse e Buxhetit të Vendit, gjegjësisht e miraton Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, me çka sigurohet që procesi buxhetor të ketë dy karakteristika të rëndësishme:

• Transparencë në sjelljen e Buxhetit dhe
• Përgjegjësi në realizimin e të hyrave dhe të dalave buxhetore të parapara

Hartimi i Buxhetit nënkupton procesin e planifikimit të të hyrave dhe të dalave të Fondit dhe harmonizimin e tij me nevojat reale për pagesë të rregullt të pensioneve.

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga: Financa
Previous
Financa
Shkalla e kontributit për sigurim pensional dhe invaliditetit arrin 18%, ndërsa lartësia është përcaktuar me Ligjin për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 142/08 dhe 64/09)....
Next