Fondi solidar
LAJMËRIM - Pagesa e shpenzimeve të varrimit për të gjithë shfrytëzuesit e pensionit të cilët do të vdesin prej 1 janarit të vitit 2008 do ta kryejë Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë nëpërmjet njësive rajonale në Vend.
Kërkesë për pagesën e shpenzimeve të varrimit mund të parashtrojë anëtari i familjes, apo person tjetër i cili e ka kryer varrimin e shfrytëzuesit të pensionit, deri te Njësia rajonale e Shërbimit profesional të Fondit, sipas të dhënave adresore ku është kryer pagesa e pensionit e shfrytëzuesit të pensionit deri në ditën e vdekjes.
Ndaj kërkesës është e nevojshme të parashtrohen këto dokumente:
• çek nga pensioni i paguar i shfrytëzuesit të ndjerë të pensionit apo vërtetim të dhënë nga Fondi se është shfrytëzues i pensionit;
• çertifikatë nga libri amë i të ndjerëve;
• çertifikatë nga libri amë ( për të venë – çertifikatë kurorëzimi), për fëmijë – çertifikatë të lindjes;
• fotokopje të letërnjoftimit të personit i cili i ka tërhequr mjetet;
• numër të llogarisë transakciare në bankë në të cilën duhet të dedikohen mjetet.
Përveç dokumenteve të lartë përmendura personi i cili e ka kryer varrimin, ndërsa nuk është anëtar i familjes dorëzon edhe faturë për varrimin e kryer
Makedonski
Shqip
English





Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb