Obligues për dorëzimin e të dhënave
LAJMËRIM – Duke pasur parasysh se punëdhënësit gjatë lajmërimit dhe çlajmërimit në sigurim, si dhe gjatë dorëzimit të të dhënave për stazhin e sigurimit,
pagat, kompensimet e pagave, gjegjësisht bazat e sigurimit duhet që ti shfrytëzojnë formularët e rinj të fletëparaqitjeve për evidentimin amë. Ministria për punë dhe plotikë sociale lëshoi udhëzim për përcaktimin e elementeve teknike të formularëve në fletëparaqitjet për evidentimin amë.
Udhëzimi është lëshuar në mbështetje të Rregullores për formën, përmbajtjen dhe mënyrën e parashtrimit të formularëve të fletëparaqitjeve për evidentimin amë (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 148/2008).
LAJMËRIM
Njëftohen personat juridik dhe fizik – obligues për pagesën e kontributit për sigurim pensional dhe invalidor, se Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë, konsideruar nga 4 gushti i vitit 2005, ndan Kod për identifikim për çdo obligues për dorëzimin e të dhënave mujore për pagë dhe kontribut të llogaritur, pas parashtrimit të kërkesës.
Vërejtje:
Formularin e kërkesës mundet që ta shtypeni më poshtë!
Në ndarjen e kodit për identifikim paraprin procedurë e harmonizimit të të dhënave të obliguesve dhe punonjësve tek ata, me të dhënat e vërtetuara në evidentimin amë të Fondit.
Me qëllim që të kryhet kontrollë dhe rikompletim i evidencës, Ju njoftojmë që ti dorëzoni të dhënat në vijim:
I. Për subjektin afarist
1. Numri i vetëm tatimor
2. Numri i subjektit afarist (i caktuar nga Enti shtetëror për statistikë)
3. Numri rendor i njësisë afariste në përmbajtje të subjektit afarist
4. Numri i fundit i regjistrimit i caktuar nga Fondi
II. Për të punësuarit
1. Numri amë i qytetarit
2. Numër personal nga libreza e punës
3. Mbiemri i të siguruarit
4. Emri i të siguruarit
5. Data e punësimit (M1 fletëparaqitja e fundit)
Të dhënat të dorëzohen në formë elektronike në disk. Për mënyrën e dorëzimit të të dhënave shikoni informacionet e paraqitura në nënlinkun
Dorëzimi i të dhënave
Obliguesit të cilët kanë seli në Shkup, të dhënat ti dorëzojnë në:
Njësinë rajonale të Shërbimit profesional të Fondit në Shkup,
adresa: bul. Koço Racin nr.91
kontakt telefoni: (02) 3162 – 422 dhe (02) 3117 – 810
Për obliguesit nga qytetet tjera të Republikës së Maqedonisë, të dhënat të dorëzohen në Njësutë rajonale të Shërbimit profesional të Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë.
Makedonski
Shqip
English





Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb