Marrëveshje Ndërkombëtare
Republika e Maqedonisë me qëllim që t’i mbrojë qytetarët e vet që janë jashtë shtetit, me shtetet tjera ka nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare për sigurim social.
Me zbatimin e tyre, qytetarët e Republikës së Maqedonisë që janë të punësuar apo banojnë në vend të huaj, si dhe anëtarët e familjeve të tyre, të drejtat e tyre i realizojnë në bazë të punës, gjegjësisht sigurimi në vend të huaj, ndërsa me të dhe në forma të caktuara me sigurim social (sigurim shëndetësor dhe pensional e ngjashëm.).
Për realizimin e procedurës për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për sigurim social në Republikën e Maqedonisë, kompetent është Seksionin për realizimin e marrëveshjeve ndërkombëtare pranë Njësisë Profesionale të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë – me seli në Shkup.
Për zbatimin e marrëveshjeve për sigurim social të cilët Republika e Maqedonisë i ka nënshkruar me ish republikat jugosllave Kroacinë, Slloveninë, Serbinë dhe Malin e Zi, kompetent janë këto njësi rajonale të autorizuara të Fondit për Sigurim Pensional dhe invalidor të Maqedonisë: – Njësi rajonale në Shkup, Manastir, Kumanovë, Prilep, Veles, Shtip, Tetovë, Gostivar, Strumicë, Gjevgjeli, Probishtip, Koçan, Kriva Pallankë, Berovë, Ohër, Strugë, Dellçevë, Kavadarc dhe Prespë.
1. Marrëveshjet e nënshkruara për sigurim social
Republika e Maqedonisë pas pavarësimit i nënshkroi dhe në zbatim janë marrëveshjet për sigurim social me këto shtete, si vijojnë:
- Marrëveshje me Republikën e Kroacisë, e hyrë në fuqi më 1.11.1997.
– Konventa me Austrinë, e hyrë në fuqi më 1.4.1998.
– Marrëveshje me Turqinë, e hyrë në fuqi më 1.7.2000.
– Marrëveshje me Republikën e Sllovenisë, e hyrë në fuqi më 1.4.2001.
– Konventë me konfederatën Zvicerane, e hyrë në fuqi më 1.1.2002.
- Marrëveshje me Republikën Federale Jugosllavinë, e hyrë në fuqi më 1.4.2002.
- Marrëveshje me Republikën e Bullgarisë, e hyrë në fuqi më 1.8.2003.
- Marrëveshje me Republikën Federale Gjermaninë, e hyrë në fuqi më 1.1.2005.
- Marrëveshje me Bosnjën e Hercegovinën, e hyrë në fuqi më 1.4.2006.
- Marrëveshje me Republikën e Çekisë, e hyrë në fuqi më 1.1.2007.
- Marrëveshje me Mbretërinë e Holandës, e hyrë në fuqi më 1.4.2007.
- Marrëveshje me Republikën e Polonisë, e hyrë në fuqi më 1.7.2007.
- Marrëveshje me Republikën e Rumanisë, e hyrë në fuqi më 1.3.2008.
- Marrëveshje me Dukatën e Madhe të Luksemburgut, e hyrë në fuqi më 1.4.2009
- Marrëveshje me Mbretërinë e Belgjikës, e hyrë në fuqi më 1.6.2009
- Marrëveshje me Republikën e Malit të Zi, e hyrë në fuqi më 1.08.2011
- Marrëveshje me Kanadanë,e hyrë në fuqi më 1.11.2011
2. Marrëveshjet për sigurim social, të nënshkruara dhe ratifikuara nga Parlamenti Maqedonas ku pritet ratifikim edhe nga parlamentet e huaja:
- Marrëveshje me Mbretërinë e Danimarkës
3. Marrëveshje që pritet të firmosen:
- Marrëveshje me Republikën e Hungarisë
- Marrëveshje me Republikën e Italisë
4. Shtetet me të cilët zhvillohen negociata për nënshkrim të marrëveshjeve për sigurim social:
Deri në nënshkrimin e marrëveshjeve të reja për sigurim social, Republika e Maqedonisë ka zbatuar marrëveshjet e marra nga ish – RSFJ, edhe atë:
- Ish- Çekosllovakia
- Anglia dhe Irlanda e Veriut
- Franca
- Italia
- Norvegjia
- Suedia
5. Propozimet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për udhëheqjen e procedurës për negociata për lidhje të kontratave për sigurim social, në bazë të nenit 5 paragrafi 2 nga Ligji për lidhje, ratifikim dhe kryerjen e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe për të cilët Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka sjellë vendime për udhëheqjen e negociatave janë:
- Kebek (përfundim nga komisioni i Qeverisë prej 27.7.1998)
- Sllovakia (përfundim i Qeverisë prej 29.8.2000)
- Republika e Italisë (përfundim i Qeverisë prej 23.4.2002)
- Republika e Francës (përfundim i Qeverisë prej 23.4.2002)
- Mbretëria e Suedisë (përfundim i Qeverisë 23.4.2002)
- Australia
- Rusia
- Uzbekistani
6. Shtetet me të cilët duhet që të merret iniciativë për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja për sigurim social janë:
- Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlanda e Veriut
- Norvegjia
7. Shtete me të cilët ish Jugosllavia ka nënshkruar marrëveshje jo të plota, ndërsa Republika e Maqedonisë ka interes të plotë bilateral që t’i rregullojë relacionet nga sigurimi social me këto shtete:
- Libia dhe Egjipti ( Marrëveshje për shmangie të dyfishtë të pagesës së kontributit) dhe
- me SHBA – e vendosur në formë të shkruar reciprocitet në pagesën e pensioneve.
8. Shtete me të cilat Republika e Maqedonisë ka interes të arsyeshëm për nënshkrimin e marrëveshjeve për sigurim social, me të cilët ish Jugosllavia marrëveshje të tilla nuk ka nënshkruar janë:
- Shtetet nga Lidhja e ish Republikave Socialiste Sovjetike ( Uzbekistan, Tashkend, Rusia etj )
- Shqipëria
Makedonski
Shqip
English


