Poll: Sa jeni te kenaqur me dizajnin e ri?
Sa ju pelqen dizajni i ri i web faqes?

Mënyra dhe dokumentacioni i nevojshëm

Procedura për realizimin e së drejtës për sigurim pensional dhe invalidor fillon me:

- me kërkesë të të siguruarit për realizimin e së drejtës së pensionit të pleqërisë 
- me kërkesë të anëtarit të familjes të të siguruarit të ndjerë apo shfrytëzues i pensionit për realizimin e së drejtës së pensionit familjar
- me kërkesë të të siguruarit apo me propozimi të mjekut që e ka shëruar të siguruarin, gjegjësisht komisioni i mjekëve për realizimin e së drejtës nga sigurimi invalidor (pension invaliditeti, kompensim në të holla për dëmtim trupor)
Kërkesa për realizimin e së drejtës së sigurimit pensional dhe invalidor parashtrohet me shkrim në formular EP-10 (kërkesë për realizimin e së drejtës për sigurim pensional dhe invalidor), shtojca nr .1 dërgohet deri te Njësia rajonale e Shërbimit Profesional të Fondit të SPIM-së në të cilën njësi i siguruari ka qenë i siguruar herën e fundit.

Dokumentacioni i nevojshëm për realizimin e së drejtës së sigurimit pensional dhe invalidor:

a) Për pension të pleqërisë

- librezë pune dhe dëshmi për stazhin e pensionimit që nuk është i shkruar në librezën e punës (vendim, certifikatë, vërtetim, etj.)
- Certifikatë lindjeje me numër të vetëm amë apo letërnjoftim në inspektim.
- aktvendim për pushim të marrëdhënieve të punës, gjegjësisht pushim i sigurimit (formular M2).

b) Për të drejtën e sigurimit invalidor:

- librezë pune dhe dëshmi për stazhin e pensionimit që nuk është i shkruar në librezën e punës (vendim, certifikatë, vërtetim, etj.)
- Certifikatë lindjeje me numër të vetëm amë apo letërnjoftim në inspektim.
- formular nr. 3 i lëshuar nga mjeku amë, (Propozim për përcaktimin e invaliditetit me konstatim dhe mendim për gjendjen shëndetësore dhe për aftësinë punuese të të siguruarit).
- dokumentacion medicinal i parashikuar me Vendimin për vëllimin minimal të detyrueshëm dhe përmbajtjen e dokumentacionit medicinal në procesin e realizimit të së drejtës në bazë të invaliditetit (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 88/04).
- Fletëparaqitje për lëndim në punë (nëse i siguruari lëndohet në punë).

c) Për të drejtën e pensionit familjar:

- librezë punë dhe dëshmi për stazhin e pensionimit që nuk është i evidentuar në librezën e punës (vendim, certifikatë, vërtetim, etj.) nëse e drejta për pension familjar realizohet pas vdekjes të të siguruarit aktiv.
- Certifikatë lindjeje me numër të vetëm amë për të gjithë anëtarët e familjes për të cilët kërkohet pranimi i së drejtës së pensionit familjar. 
- Certifikatë martese për të venë-vejanin për të cilët kërkohet të pranohet e drejta për pension familjar (certifikata duhet lëshuar pas vdekjes të të siguruarit – shfrytëzuesit të pensionit)
- Certifikatë nga libri amë i të ndjerit dhe fletëparaqitje për fatkeqësi në punë nëse vdekja është shkaktuar pas lëndimit në punë.
- dëshmi për shkollim të rregullt të fëmijëve më të moshuar se 15 vjet për të cilët kërkohet pranim i së drejtës së pensionit familjar.
- dokumentacion medicinal për anëtarët e familjes për të cilët kërkohet të pranohet e drejta e pensionit familjar në bazë të paaftësisë për punë
- dëshmi për adoptim, për amvisëri të përbashkët, për gjendjen e pronës së amvisërisë, për mirëmbajtjen, për shërbimin ushtarak etj., në rastet ku për çdo anëtarë veçmas të familjes pranimi i së drejtës së pensionit familjar është i kushtëzuar me mosekzistimin e fakteve të caktuara.
Përpos dëshmive të nënvizuara, me kërkesën për njohjen e së drejtës së sigurimit pensional dhe invalidor mund të bashkëngjiten dhe dëshmi tjera për shkak të vërtetimit të fakteve në lidhje me realizimin e së drejtës (vendim për shfrytëzimin e disa të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor, aktgjykime për ndarje të ushqimit, certifikata-vërtetime për marrëdhënie bazë të punës apo zbatim të veprimtarisë etj.)

Kontakt formulari