Poll: Sa jeni te kenaqur me dizajnin e ri?
Sa ju pelqen dizajni i ri i web faqes?
BALLINA | Për ne | Zhvillimi i sigurimit pensional dhe invalidor

Zhvillimi i sigurimit pensional dhe invalidor

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Sigurimi pensional dhe invalidor, si pjesë e sigurimit social, ka historinë e zhvillimit të tij. Sistemi pensional në teritorin e Republikës së Maqedonisë ekziston më shumë se 60 vite, të gjitha ndryshimet më të rëndësishme në përgjithësi lidhjet ekonomike reflektohen në këtë mënyrë të sigurimit.

Prej 1 janarit të vitit 1994, Republika e Maqedonisë, për herë të parë në mënyrë të pavarur dhe autonome  me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor rregulloi lidhjet në këtë lëmi. Ndryshimet më të rëndësishme të këtij ligji janë bërë në vitin 1995, 1996, 1997 dhe 2000. Me ndryshimin e fundit të Ligjit janë vendosur bazat e financimit kapital  të sigurimit pensional dhe invalidor.
         

Prej 1 janarit të vitit 2006, në Republikën e Maqedonisë filloi implementimi i sistemit të reformuar pensional, si segment i rëndësishëm nga politika sociale e shtetit.Në sistemin e reformuar të Republikës së Maqedonisë, vend kyç ka Fondi i SPIM, i cili në procedurë të vetme e thërret, kontrollon dhe kryen transferin e kontributeve për sigurimin pensional dhe invalidor në llogaritë personale të siguruesve në fondet private pensionale, realizimin e së drejtës për sigurim pensional dhe invalidor, realizimin e tyre si dhe zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për sigurim social.

375_119_MAPAMak_305918003.gif

Zbatimi i sigurimit pensional dhe invalidor

Sistemi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë realizohet nëpërmjet Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë, i cili prej vitit 1991 është pasardhës i mëparshëm i Bashkësisë për vetqeverisje interesi të sigurimit pensional dhe invalidor në  Maqedoni. Me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor në mënyrë të vetme janë të rregulluara të drejtat e sigurimit pensional dhe invalidor për të gjithë siguruesit. Administrata, financa, si dhe punët tjera administrative lidhur me realizimin e sigurimit pensional dhe invalidor në territorin e Republikës së Maqedonisë i realizon Sektori profesional i Fondit bashkë me Qendrën për komunikim dhe njësitë rajonale.
Selia e Fondit gjendet në Shkup.


Aktivitetet  e Fondit 

Në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor zbatohet politika e  zhvillimit të sigurimit pensional dhe invalidor, përcillen gjendjet, merren masa për përparimin e sistemit të sigurimit pensional dhe invalidor dhe shfrytëzimin efikas të mjeteve të nevojshme për  sigurimin e të drejtave nga sigurimi pensional invalidor, vendosen të drejtat në realizimin e pensionit të pleqërisë, invalidor dhe familjar, të drejtë për shpërndarje në vend tjetër përkatës, të drejtë për punë adekuate, të drejtë për rehabilitim profesional, të drejtë për kompensim në të hollave, të drejtë për kompensim në të  hollave për dëmtim fizik, të drejtë për pagesë të pensioneve në vlerë më të ulët dhe më të lartë të pensionit dhe kryerja e pensioneve dhe të drejtat tjera nga sigurimi pensional dhe invalidor.

Me reformat në Republikën e Maqedonisë që filluan të zbatohen prej 1 janarit të vitit 2006, Fondi si bazë themelore e ka rolin që t’i mbledh, kontrollon dhe të bëjë ndarjen e kontributeve dhe të dhënave si për atë shtetëror, po ashtu edhe për fondet pensionale private.

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga: Për ne
Previous
image
Hyri në fuqi marëveshja për sigurim social mes Maqedonisë dhe Kanadasë
Shkup, 1 nëntor - Më 1 nëntor të vitit 2011 hyri në fuqi Marrëveshja për sigurim social ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Kanadasë me të ...
image
35 mijë qytetar shfrytëzojnë të drejtën e pensionit nga shtet tjera
Shkup, 18 tetor - Nga fillimi i zbatimit të marrëveshjeve bilaterale për sigurim social midis Maqedonisë dhe vendeve të tjera, rreth 35 mijë qytetarë të ...
Statistika
Në vitin 2009 numri i shfrytëzuesve të pensionit arrin 273.977 shfrytëzues. Përpos këtij numri, në Fondin e SPIM paguhen: -2.209 pensione minimale bujqësore -2.277 pensione ushtarake Për informata më të hollësishme statistikore, shikoni më poshtë dokumentet e dhëna. ...
Zhvillimi i sigurimit pensional dhe invalidor
Sigurimi pensional dhe invalidor, si pjesë e sigurimit social, ka historinë e zhvillimit të tij. Sistemi pensional në teritorin e Republikës së Maqedonisë ekziston më shumë se 60 vite, të gjitha ndryshimet më të rëndësishme në përgjithësi lidhjet ekonomike reflektohen në këtë mënyrë të sigurimit. ...
Next