Poll: Sa jeni te kenaqur me dizajnin e ri?
Sa ju pelqen dizajni i ri i web faqes?

Rregullimi organizativ

Shërbimi profesional i Fondit

Për kryerjen e punëve administrative, financiare, profesionale dhe punët tjera për zbatimin e sigurimit pensional dhe invalidor, Fondi formon njësinë e vetme, shërbimin profesional, me njësitë rajonale nëpër komuna.

Me punën e shërbimit profesional të Fondit udhëheq drejtori i Fondit.

Puna e shërbimit profesional është e organizuar nga:

1. Qendra e shërbimit – për punët nga realizimi i sigurimit pensional dhe invalidor për territorin e Republikës së Maqedonisë, me seli në Shkup.
2. Filiale – për punët e një apo më shumë njësive rajonale të komunave.
3. Nën njësi rajonale – një pjesë e punës së filialeve me organizim të njësive rajonale në më shumë komuna.
 

Kryerjen e punëve të sigurimit e zbatojnë 704 të punësuar dhe ky numër është më i vogël se numri i vërtetuar me aktin e organizmit dhe sistematizimit të vendeve të punës të Shërbimit profesional të Fondit.

Qendra

Shërbimi profesional – Qendra – Shkup gjendet në rr. “ 12 Udarna Brigada “ nr. 2, Shkup.

Puna e Qendrës kryhet nëpërmjet sektorëve, edhe atë:

Трајко

1. Sektori për realizimin e të drejtave për sigurim pensional dhe invalidor

Udhëheq dhe organizon punët për realizimin e të drejtës nga sigurimi pensional dhe invalidor, zgjidhjen e të drejtës në shkallën e dytë, rregullimin e evidentimit amë, vlerësimin e aftësisë së punës, revizionin e stazhit të benificuar dhe zgjidhjen e kërkesave të zbatuara me marrëveshjen ndërkombëtare.

Ndihmës Drejtor: Trajko Premçeski

  2. Sektori për punë ekonomike – financiare

Organizon, udhëheq dhe i akordon financat, planin - analitik dhe punët e kontabilitetit, Buxhetin e Fondit, të hartuarit e llogarisë Vjetore dhe raportin Vjetor, të dhënat statistikore, punën e letrave me vlerë, kryen këqyrje dhe kontrollë në pagesën e kontributeve, planifikimet aktuare dhe shfrytëzimin e mjeteve përkatëse.

Ndihmës Drejtor: Sonja Baçovska

Atanas

3. Sektori i informatikës

Kryen projektimin dhe mirëmbajtjen e sistemit informatik të Fondit, zhvillimin dhe vendimin e aplikacioneve ekzistuese, rrjetin informatik dhe mbrojtjen e të dhënave.

Ndihmës Drejtor: Atanas Mançev

4. Sektori për resurse njerëzore, juridike dhe punë të përgjithshme

Organizon, udhëheq dhe koordinon punët në lidhje me përfaqësimin dhe punën juridike të Fondit, punën kadrovike dhe realizimin e të drejtave të të punësuarve në marrëdhëniet e punës, ekonomizimin me pronën e Fondit, organizimin e punës së organeve të Fondit dhe informimin për punën e tyre, të hartuarit e akteve të ndryshme dhe të përgjithshme si dhe marrëveshje të tjera.

Ndihmës Drejtor: Amet Dauti
 

Kontakt formulari