• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

Këshilli Drejtues i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut miratoi Planin Strategjik të Fondit për vitet 2026-2028 si dhe Kërkesën Buxhetore për vitin 2026

Këshilli Drejtues i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, i kryesuar nga nënkryetarja Diana Ristovska Dodevski, në seancën e saj të fundit miratoi Propozimin për Kërkesën Buxhetore të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut për vitin 2026.

Drejtori i Fondit, Nikolla Memov informoi anëtarët e Këshillit Drejtues se për vitin e ardhshëm parashihet një buxhet më i lartë me rreth 13 miliardë denarë. Siç shpjegoi ai, arsyeja kryesore është rritja e planifikuar e pensioneve në muajt prill dhe shtator të vitit të ardhshëm, e cila është në përputhje me Ligjin për SPI.

Stanka Trajkova, anëtare e Këshillit Drejtues, theksoi se nga propozimi për kërkesën buxhetore vërehet se fokusi është vendosur në sigurimin e stabilitetit financiar të Fondit dhe pagesën e rregullt të pensioneve.

Këshilli Drejtues miratoi gjithashtu edhe Propozim–Planin Strategjik të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut për periudhën 2026–2028. Drejtoresha e Sektorit të Financave, Fatime Nexhipi, duke e prezantuar Propozim Planin Strategjik tha se në hartimin e tij janë marrë parasysh të gjithë parametrat e nevojshëm dhe janë dhënë projeksione në përputhje me përcaktimet strategjike të Fondit, me synim ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët dhe pagesën me kohë të pensioneve.

Këshilli Drejtues shqyrtoi gjithashtu edhe Informacionin për dërgimin e Njoftimit mbi masat e ndërmarra sipas rekomandimeve të Auditorit të Autorizuar Shtetëror të përfshira në Raportin Final të Auditimit – NJMN dhe Planin Aksionar për ndërmarrjen e aktiviteteve në lidhje me auditimin e kryer të raporteve financiare së bashku me auditimin e pajtueshmërisë për vitin 2023, drejtuar Entit Shtetëror të Auditimit dhe Qeverisë së RMV-së. Udhëheqësi i Seksionit për Auditim të Brendshëm, Sinan Sejfulla, duke e shpjeguar Informacionin tha se është vepruar sipas të gjitha vërejtjeve të dorëzuara nga Auditori dhe shërbimi profesional i Fondit ka ndërmarrë të gjitha masat për eliminimin e dobësive të konstatuara me qëllim përmirësimin e procesit të punës.

Në fund, Këshilli Drejtues miratoi edhe Propozim – Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për organizimin, përbërjen dhe mënyrën e punës së Komisionit për vlerësimin e aftësisë për punë.