• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

Obligues për dorëzimin e të dhënave

call_center_655165732_849463740LAJMËRIM – Duke pasur parasysh se punëdhënësit gjatë lajmërimit dhe çlajmërimit në sigurim, si dhe gjatë dorëzimit të të dhënave për stazhin e sigurimit,pagat, kompensimet e pagave, gjegjësisht bazat e sigurimit duhet që ti shfrytëzojnë formularët e rinj të fletëparaqitjeve për evidentimin amë. Ministria për punë dhe plotikë sociale lëshoi udhëzim për përcaktimin e elementeve teknike të formularëve në fletëparaqitjet për evidentimin amë.

Udhëzimi është lëshuar në mbështetje të Rregullores për formën, përmbajtjen dhe mënyrën e parashtrimit të formularëve të fletëparaqitjeve për evidentimin amë (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 148/2008).

LAJMËRIM

Njëftohen personat juridik dhe fizik – obligues për pagesën e kontributit për sigurim pensional dhe invalidor, se Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë, konsideruar nga 4 gushti i vitit 2005, ndan Kod për identifikim për çdo obligues për dorëzimin e të dhënave mujore për pagë dhe kontribut të llogaritur, pas parashtrimit të kërkesës.

Vërejtje:

Formularin e kërkesës mundet që ta shtypeni më poshtë!

Në ndarjen e kodit për identifikim paraprin procedurë e harmonizimit të të dhënave të obliguesve dhe punonjësve tek ata, me të dhënat e vërtetuara në evidentimin amë të Fondit.

Me qëllim që të kryhet kontrollë dhe rikompletim i evidencës, Ju njoftojmë që ti dorëzoni të dhënat në vijim:

I. Për subjektin afarist

1. Numri i vetëm tatimor
2. Numri i subjektit afarist (i caktuar nga Enti shtetëror për statistikë)
3. Numri rendor i njësisë afariste në përmbajtje të subjektit afarist
4. Numri i fundit i regjistrimit i caktuar nga Fondi

II. Për të punësuarit

1. Numri amë i qytetarit
2. Numër personal nga libreza e punës
3. Mbiemri i të siguruarit
4. Emri i të siguruarit
5. Data e punësimit (M1 fletëparaqitja e fundit)

Të dhënat të dorëzohen në formë elektronike në disk. Për mënyrën e dorëzimit të të dhënave shikoni informacionet e paraqitura në nënlinkun
Dorëzimi i të dhënave

Obliguesit të cilët kanë seli në Shkup, të dhënat ti dorëzojnë në:
Njësinë rajonale të Shërbimit profesional të Fondit në Shkup,
adresa: bul. Koço Racin nr.91
kontakt telefoni: (02) 3162 – 422 dhe (02) 3117 – 810

Për obliguesit nga qytetet tjera të Republikës së Maqedonisë, të dhënat të dorëzohen në Njësutë rajonale të Shërbimit profesional të Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë.