• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

Pension Pleqërie

I siguruari fiton të drejtën e pensionit të pleqërisë kur ai mbush 64 vjet (burrë), gjegjësisht  62 vjet (grua) dhe të paktën 15 vjet stazh pensional.

Pensioni i pleqërisë për personat e siguruar që nuk janë përfshirë në sigurimin e detyrueshëm pensional dhe invalidor  deri  më 1 shtator  të vitit 2001 dhe të cilët nuk kanë zgjedhur  të përfshihen në sigurimin e detyrueshëm pensional dhe invalidor, ndërsa kanë arritur së paku 15 vjet stazh pensional,  përcaktohet nga  baza e pensionit në varësi të  kohëzgjatjes së stazhit pensional të arritur deri më 31.12.2012 dhe arrin:

Stazhi pensional Përqindja
Vite Gjinia mashkullore Gjinia femërore
15 vjet 35 40
15 vjet e 6 muaj 35.9 41.3
16 vjet 36.8 42.6
16 vjet e 6 muaj 37.7 43.9
17 vjet 38.6 45.2
17 vjet e 6 muaj 39.5 46.5
18 vjet 40.4 47.8
18 vjet e 6 muaj 41.3 49.1
19 vjet 42.2 50.4
19 vjet e 6 muaj 43.1 51.7
20 vjet 44.0 53.0
20 vjet e 6 muaj 44.9 53.9
21 vjet 45.8 54.8
21 vjet e 6 muaj 46.7 55.7
22 vjet 47.6 56.6
22 vjet e 6 muaj 48.5 57.5
23 vjet 49.4 58.4
23 vjet e 6 muaj 50.3 59.3
24 vjet 51.2 60.2
24 vjet e 6 muaj 52.1 60.2
25 vjet 53.0 62.0
25 vjet e 6 muaj 53.9 62.9
26 vjet 54.8 63.8
26 vjet e 6 muaj 55.7 64.7
27 vjet 56.6 65.6
27 vjet e 6 muaj 57.5 66.5
28 vjet 58.4 67.4
28 vjet e 6 muaj 59.3 68.3
29 vjet 60.2 69.2
29 vjet e 6 muaj 61.1 70.1
30 vjet 62.0 71.0
30 vjet e 6 muaj 61.1 70.1
31 vjet 63.8 72.8
31 vjet e 6 muaj 64.7 73.7
32 vjet 65.6 74.6
32 vjet e 6 muaj 66.5 75.5
33 vjet 67.4 76.4
33 vjet e 6 muaj 68.3 77.3
34 vjet 69.2 78.2
34 vjet e 6 muaj 66.5 75.5
35 vjet 71.0 80.0
35 vjet e 6 muaj 71.9
36 vjet 72.8
36 vjet e 6 muaj 73.7
37 vjet 74.6
37 vjet e 6 muaj 75.5
38 vjet 76.4
38 vjete 6 muaj 77,3
39 vjet e 6 muaj 78,2
39 vjet e 6 muaj 79,1
40 vjet 80,0

Për secilin vit pasues stazh pensional të arritur pas 1 janarit të vitit 2013, pensioni llogaritet në lartësi prej 1.61%, ndërsa për stazhin pensional më të shkurtër se një vit  dhe të paktën gjashtë muaj arrin 0.81% nga baza e pensionit.

Për të siguruarit  të cilët ishin të përfshirë në shtyllën e parë pensionale deri më 1 shtator të vitit 2001 dhe të cilët nuk kanë zgjedhur të përfshihen në shtyllën e dytë pensionale, ndërsa kanë arritur së paku 15 vjet stazh pensional, pensioni i pleqërisë përcaktohet nga baza e pensionit  në përqindje që për çdo vit të mbushur stazh pensional deri më 1 shtator të vitit 2001 arrin 2,33% (burrë), gjegjësisht 2,60% (grua), ndërsa për stazh pensional më të shkurtër se një vit dhe të paktën gjashtë muaj arrin 1,165% (burrë), gjegjësisht 1,30% (grua) nga baza e pensionit. Për secilin vit pasues stazh pensional të arritur pas 1 shtatorit të vitit 2001 deri më 31 dhjetor të vitit 2012, pensioni llogaritet në lartësi prej 1,80% (burrë), gjegjësisht 2,05% (grua), ndërsa për stazhin pensional më të shkurtër se një vit dhe të paktën gjashtë muaj arrin 0,90% (burrë), gjegjësisht 1,025% (grua) nga baza e pensionit.

Nga 01 janari i vitit 2013 pensioni llogaritet në lartësi prej 1,61% (burrë), gjegjësisht 1,84% (grua), ndërsa për stazhin pensional më të shkurtër se një vit dhe të paktën gjashtë muaj arrin 0,81% (burrë), gjegjësisht 0,92% (grua) nga baza e pensionit.

Nga 01.01.2019 deri më 31.12.2019 pensioni llogaritet në lartësi prej 1,54% për tërë vitin, ndërsa për stazhin pensional më të shkurtër se një vit dhe të paktën 6 muaj, pensioni llogaritet me 0,77%.

Nga 01.01.2020 pensioni llogaritet në lartësi prej 1,47% për tërë vitin, ndërsa për stazhin pensional më të shkurtër se një vit dhe të paktën 6 muaj, pensioni llogaritet me 0,735%.