• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

Mënyra dhe dokumentacioni i nevojshëm

Procedura për realizimin e së drejtës për sigurim pensional dhe invalidor fillon me:

– me kërkesë të të siguruarit për realizimin e së drejtës së pensionit të pleqërisë
– me kërkesë të anëtarit të familjes të të siguruarit të ndjerë apo përfitues i pensionit për realizimin e të drejtës së pensionit familjar
– me kërkesë të të siguruarit apo me propozim të mjekut që e ka shëruar të siguruarin, gjegjësisht komisioni i mjekëve për realizimin e të drejtës nga sigurimi invalidor (pension invaliditeti, kompensim në të holla për dëmtim trupor)
Kërkesa për realizimin e të drejtës të sigurimit pensional dhe invalidor parashtrohet me shkrim në formular EP-10 (kërkesë për realizimin e të drejtës për sigurim pensional dhe invalidor), shtojca nr .1 dërgohet deri te Njësia rajonale e Shërbimit Profesional të Fondit të SPIMV-së në të cilën njësi i siguruari ka qenë i siguruar herën e fundit.

Dokumentacioni i nevojshëm për realizimin e së drejtës së sigurimit pensional dhe invalidor:

a) Për pension të pleqërisë

librezë pune dhe dëshmi për stazhin e pensionimit që nuk është i shkruar në librezën e punës (vendim, certifikatë, vërtetim, etj.)
Certifikatë e lindjes me numër të vetëm unik apo letërnjoftim në inspektim.
aktvendim për pushim të marrëdhënieve të punës, gjegjësisht pushim i sigurimit (formular M2).

b) Për të drejtën e sigurimit invalidor:

librezë pune dhe dëshmi për stazhin e pensionimit që nuk është i shkruar në librezën e punës (vendim, certifikatë, vërtetim, etj.)
Certifikatë e lindjes me numër të vetëm unik apo letërnjoftim në inspektim.
– formular nr. 3 i lëshuar nga mjeku amë, (Propozim për përcaktimin e invaliditetit me konstatim dhe mendim për gjendjen shëndetësore dhe për aftësinë punuese të të siguruarit).
dokumentacion medicinal i parashikuar me Vendimin për vëllimin minimal të detyrueshëm dhe përmbajtjen e dokumentacionit medicinal në procesin e realizimit të së drejtës në bazë të invaliditetit (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 88/04).
Fletëparaqitje për lëndim në punë (nëse i siguruari lëndohet në punë).

c) Për të drejtën e pensionit familjar:

librezë punë dhe dëshmi për stazhin e pensionimit që nuk është i evidentuar në librezën e punës (vendim, certifikatë, vërtetim, etj.) nëse e drejta për pension familjar realizohet pas vdekjes të të siguruarit aktiv.
Certifikatë e lindjes me numër të vetëm unik për të gjithë anëtarët e familjes për të cilët kërkohet pranimi i të drejtës së pensionit familjar.
Certifikatë martese për të venë-vejanin për të cilët kërkohet të pranohet e drejta për pension familjar (certifikata duhet lëshuar pas vdekjes të të siguruarit – përfituesit të pensionit)
Certifikatë nga libri amë i të ndjerit dhe fletëparaqitje për fatkeqësi në punë nëse vdekja është shkaktuar pas lëndimit në punë.
dëshmi për shkollim të rregullt të fëmijëve më të moshuar se 15 vjet për të cilët kërkohet pranim i të drejtës së pensionit familjar.
dokumentacion medicinal për anëtarët e familjes për të cilët kërkohet të pranohet e drejta e pensionit familjar në bazë të paaftësisë për punë
dëshmi për adoptim, për amvisëri të përbashkët, për gjendjen e pronës së amvisërisë, për mirëmbajtjen, për shërbimin ushtarak etj., në rastet ku për çdo anëtarë veçmas të familjes pranimi i së drejtës së pensionit familjar është i kushtëzuar me mosekzistimin e fakteve të caktuara.
Përpos dëshmive të nënvizuara, me kërkesën për njohjen e së drejtës së sigurimit pensional dhe invalidor mund të bashkëngjiten dhe dëshmi tjera për shkak të vërtetimit të fakteve në lidhje me realizimin e së drejtës (vendim për shfrytëzimin e disa të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor, aktgjykime për ndarje të ushqimit, certifikata-vërtetime për marrëdhënie bazë të punës apo zbatim të veprimtarisë etj.)