Drejtori i Fondit të SPIM-së, Nikolla Memov, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët – sesion pune me temë: “Mungesa e fuqisë punëtore: Nga sfidë në mundësi përmes plakjes aktive dhe shfrytëzimit të përvojave pozitive”, e organizuar nga Oda e Maqedonisë së Veriut për sigurim privat.
Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor nënshkroi Marrëveshje për shkëmbim të rregullt të të dhënave dhe vdekshmërisë me institucionet e sigurimit të detyrueshëm pensional austriak në Republikën e Austrisë – Institucionin e Sigurimit Pensional (PVA), Shërbimin e Sigurimit Social të Ndërmarrësve (SVS) dhe Institucionin e Sigurimit të të Punësuarve në Shërbimet Publike, Hekurudhat dhe Industrinë Minierare (BVAEB).
Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, së bashku me një delegacion profesional nga Fondi, mori pjesë në takimin e 16-të të drejtorëve të fondeve dhe enteve të sigurimit pensional dhe invalidor nga vendet e rajonit të ish-Jugosllavisë dhe Republikës së Austrisë, i cili u mbajt në Maribor, Republika e Sllovenisë.
Drejtori i Fondit të PSPIM-së, Nikolla Memov, mori pjesë në shënimin e 80-vjetorit të ekzistencës së Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë.
Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional, Nikolla Memov, ishte i ftuar në emisionin “Top Tema” në Televizionin Telma, ku iu përgjigj një sërë pyetjesh lidhur me gjendjen aktuale të Fondit dhe situatën e përgjithshme të sistemit pensional në vend.
Drejtori i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, sot nënshkroi Aneksin e Marrëveshjes Kolektive me përfaqësuesit e sindikatave përfaqësuese UPOZ, SADU dhe KOSM. Sipas Aneksit, punonjësit e Fondit do të përfitojnë rritje të pagave prej pesë për qind duke filluar nga paga e muajit prill të këtij viti, ndërsa e njëjta rritje do të zbatohet edhe në vitet 2027 dhe 2028.
Në 20 vitet e fundit është regjistruar rritja më e madhe e pensioneve – nga shtatori 2024 deri në mars 2026 pensionet janë rritur nominalisht me 7.000 denarë, që përfaqëson një rritje prej 36%.
Drejtori i Fondit të SPIM-së, Nikolla Memov, sot zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në vend, të kryesuar nga shefi i Misionit, Nik Gigineishvili.