• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

Fondi i SPIMV-SË: Takimi i 16-të i drejtorëve të fondeve dhe enteve të sigurimit pensional – mundësi për shkëmbim përvojash dhe njohurish

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, së bashku me një delegacion profesional nga Fondi, mori pjesë në takimin e 16-të të drejtorëve të fondeve dhe enteve të sigurimit pensional dhe invalidor nga vendet e rajonit të ish-Jugosllavisë dhe Republikës së Austrisë, i cili u mbajt në Maribor, Republika e Sllovenisë.

Këtë vit, temat kryesore të konferencës ishin aktivitetet për parandalimin e gabimeve, mashtrimeve dhe keqpërdorimin në sistemet e fondeve dhe entet e sigurimit pensional dhe invalidor, si dhe përdorimi i inteligjencës artificiale në transformimin digjital të këtyre institucioneve.

Në takim u prezantuan ndryshimet në ligjet për SPI gjatë vitit të kaluar, me ç’rast drejtori i Fondit të SPIMV-së, Memov, theksoi se ndryshimet e prezantuara në përgjithësi kanë të bëjnë me fushën e realizimit të të drajtave të sigurimit pensional dhe invalidor.shtë e nevojshme të mendohet në drejtim që ndryshimet ligjore të përmbajnë zgjidhje të cilat do të kontribuojnë në stabilizimin financiar të fondeve pensionale.“

Zgjidhjet ligjore duhet të përmbajnë mekanizma që do t’i nxisin punëdhënësit të paguajnë më shumë kontribute, të cilat do të kontribuojnë në rritjen e pensioneve të pensionistëve të ardhshëm, përkatësisht të punonjësve aktualë.

Një ndryshim në metodologjinë e llogaritjes së pensioneve është i nevojshëm për të siguruar shuma të drejta pensionesh.

Në pjesën e shtyllës së dytë të detyrueshme të sigurimit pensional, është e domosdoshme që ligjet të mundësojnë mënyra më efikase dhe më pak restriktive për investimin e mjeteve, si dhe rritjen e tyre, në dobi të të siguruarve, natyrisht përmes kontrollit dhe revizionit të duhur nga rregullatori MAPAS.

Këto janë vetëm disa nga propozimet për përmirësimin e gjendjes financiare dhe janë të domosdoshme, pasi te të gjitha fondet ekziston problem i financimit, ndërsa transferet e mjeteve nga shteti mbeten të nevojshme për funksionimin normal të institucioneve tona.

Është me rëndësi të veçantë që zgjidhjet ligjore të sigurojnë qëndrueshmëri të sistemeve pensionale dhe pavarësi nga buxheti i shtetit”, theksoi Memov.

Drejtoresha e Sektorit për Realizimin e të Drejtave, Biljana Stojanova, prezantoi ndryshimet në Ligjin për SPI gjatë vitit të kaluar. Ajo informoi gjithashtu për Ligjin e ri për angazhimin në punë.

Në kuadër të takimit, u nënshkrua Marrëveshje për shkëmbim të rregullt të të dhënave dhe informacioneve për rastet e vdekjeve ndërmjet Fondit të SPIMV-së dhe institucioneve të sigurimit të detyrueshëm pensional në Republikën e Austrisë – Institucionit të Sigurimit Pensional (PVA), Shërbimit të Sigurimit Social të Ndërmarrësve (SVS) dhe Institucionit të Sigurimit të të Punësuarve në shërbimet publike, hekurudha dhe industrinë e minierave (BVAEB).

Marrëveshjen e nënshkruan drejtori i Fondit të SPIM-së, Nikolla Memov, dhe dr. Vinfred Pingera në emër të institucioneve austriake.

„Dua të theksoj se kjo Marrëveshje përfaqëson një avancim të rëndësishëm në bashkëpunimin tonë dhe do të mundësojë një shkëmbim më efikas dhe më të shpejtë të të dhënave, të cilat janë me rëndësi të madhe dhe do të kontribuojnë drejtpërdrejt në përshpejtimin e procesit të realizimit të të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor për qytetarët e Maqedonisë dhe të Austrisë.

Gjithashtu, Marrëveshja rregullon fushëveprimin dhe mënyrën e shkëmbimit të të dhënave, si dhe sigurinë dhe mbrojtjen e tyre, të cilat janë me rëndësi thelbësore për punën tonë, ashtu edhe për besimin në sistemin pensional“, deklaroi drejtori i Fondit, Memov.

Drejtori, dr. Pingera, theksoi se nënshkrimi i Marrëveshjes për dikë mund të jetë një hap i vogël, por për të siguruarit dhe përfituesit e shërbimeve është shumë i rëndësishëm, pasi do të lehtësojë realizimin e të drejtave të tyre.

„Ky është një hap i rëndësishëm dhe shpresoj jo i fundit. Bashkëpunimi ynë ka treguar se mund të punojmë së bashku, të kemi besim tek njëri-tjetri dhe ta intensifikojmë bashkëpunimin në të ardhmen. Dëshiroj t’ju falënderoj për ndihmën dhe kontributin tuaj në nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje, sepse është shumë e rëndësishme, edhe pse nuk mund të mbulojë shumë persona, por për ta personalisht është po aq e rëndësishme“, deklaroi drejtori Pingera.

Me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje do të rritet efikasiteti, saktësia dhe cilësia e shërbimeve për të siguruarit dhe do të ndihmojë në eliminimin e të gjitha gabimeve të mundshme.

Marrëveshja, siç u theksua, do të kontribuojë gjithashtu në forcimin e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet institucioneve Fondit të SPIMV dhe institucioneve nga Austria, gjë që është në interesin më të mirë të qytetarëve të të dy vendeve.

Fondi i SPIMV ka nënshkruar marrëveshje për shkëmbim elektronik të të dhënave me të gjitha shtetet e dala nga ish‑Jugosllavia dhe, me këtë Marrëveshje me Republikën e Austrisë, ka përmbyllur procesin e bashkëpunimit me vendet e rajonit.