• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

Financa

Shkalla e kontributit për sigurim pensional dhe invalidor është 18,8%, ndërsa lartësia është përcaktuar me Ligjin për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 247/2018).

FINANCIMI I SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOR

Shkalla e kontributit për sigurim të detyrueshëm pensional dhe invalidor që nga data 01.01.2020 është 18,8%, sipas Ligjit për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social(Gazeta zyrtare e RM-së nr.247/18).

GJITHSEJ TË HYRAT

Të hyrat e Fondit realizohen nga të hyrat burimore të kontributeve, mjeteve të transferit nga Buxheti i Vendit dhe Agjencisë së Punësimit në bazë të kontributit për sigurim pensional dhe invalidor për persona të papunë të cilët pranojnë kompensim në të holla. Përveç këtyre mjeteve, Fondi realizon të hyra edhe nga akcizat, dividenda dhe nga shitja e aksioneve dhe pjesëve si dhe të hyra tjera.

Gjithsej të hyrat e Fondit në vitin 2025 arrijnë 133.445,59 milion denarë të realizuara nga burimet e mëpshtme:

Të hyrat burimore (kontribut nga paga, stazhi i benificuar, kontribut nga personat fizik që kryejnë veprimtari të pavarur dhe të punësuarit tek ata, kontribut nga bujqit individualë dhe nga Agjencia e Punësimit) arrijnë 77.696,72 milionë denarë, edhe atë, 1.648,69 milionë denarë nga akcizat, 53.862,50 milionë denarë nga Buxheti i Vendit, 0,50 milionë denarë nga dividenda dhe 237,63 milion denarë nga të hyra tjera.

Mjetet nga kontributet të cilat llogariten nga bruto paga e të punësuarve, në vitin 2025 janë realizuar në shumë prej 75.066,89 milionë denarë.

Mjetet nga Buxheti i Vendit janë realizuar në shumë prej 53.862,50 milion denarë dhe të njëjtat kanë të bëjnë me shlyerjen e obligimeve ligjore, për shpenzimet tranzitive dhe për mbulimin e deficitit rrjedhës.

Të hyrat nga kontributet e të ardhurave, arrijnë 756,38 milion denarë.

Të hyrat nga personat fizikë që kryejnë veprimtari të pavarur dhe të punësuarit tek ata, janë realizuar në shumë prej 1.630,58 milionë denarë.

Të hyrat nga akcizat të  arrijnë 1.648,69 milion denarë apo 1,24% nga gjithsej të hyrat.

Nga Agjencia e Punësimit për persona të papunë që marrin kompensim në të holla, në vitin 2025 janë realizuar mjete në shumë prej 7,15 milion denarë.

Sa i përket pronësisë së aksioneve dhe pjesëve në vitin 2025, u realizuan të ardhura nga dividenda në shumë prej 0,05 milion denarë.

Nga të hyrat tjera në vitin 2025 janë realizuar mjete në shumë prej 237,63 milion denarë.

GJITHSEJ TË DALAT

Gjithsej të dalat e Fondit në vitin 2025 arrijnë 132.751,50 milion denarë.

Të dalat e Fondit kanë të bëjnë me: pagesën e pensioneve, transferin e mjeteve për fondet pensionale private, kompensimet nga sigurimi invalidor, vendosjen e fëmijëve invalid në konvikt dhe dëmtimet trupore, kontributin për sigurim shëndetësor të shfrytëzuesve të pensionit, shpenzime të tjera, të dalat kapitale për blerje dhe rikonstruksion të objekteve afariste dhe kompensimin e Shërbimit profesional të Fondit.

Të dalat për pagesën e pensioneve në vitin 2025 arrijnë 107.852,16 milion denarë apo 81,24% në raport të gjithsej të dalave.

Për kontributin e sigurimit shëndetësor të përfitusve të pensionit në vitin 2025 janë paguar mjete në shumë prej 9.379,84 milionë denarë, apo 7,07% e gjithsej të dalave.

Transferi i mjeteve për fondet pensionale private në vitin 2025 arrin 14.868,37 milion denarë.

Dokumente