• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

Marrëveshje Ndërkombëtare

Republika e Maqedonisë së Veriut, për të mbrojtur qytetarët e saj jashtë vendit, ka lidhur marrëveshje ndërkombëtare për sigurim social me shtete të tjera. Me kërkesën e tyre, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë të punësuar ose qëndrojnë jashtë vendit, si dhe anëtarët e familjes së tyre, i realizojnë të drejtat e tyre në bazë të punës, përkatësisht sigurimin jashtë vendit me forma të caktuara të sigurimit social (sigurim pensional dhe shëndetësor, etj.).

Për realizimin e procedurës për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për sigurim social në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kompetent është Seksioni për zbatimin e dispozitave të Bashkimit Evropian dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për sigurim social pranë Shërbimit profesional të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut – Qendër Shkup.

Për zbatimin e marrëveshjeve për sigurim social që ka lidhur Republika e Maqedonisë së Veriut me ish republikat jugosllave Kroacinë, Slloveninë, Serbinë, Bosnje – Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën (Marrëveshje për konfirmimin e periudhave të sigurimit), kompetente janë filialet e autorizuara të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut: – Filiali në Shkup, Manastir, Kumanovë, Prilep, Veles, Shtip, Tetovë, Gostivar, Strumicë, Gjevgjeli, Probishtip, Koçan, Kriva Pallankë, Berovë, Ohër, Strugë, Dellçevë, Kavadar, Resnjë dhe Kërçovë.

Filialet e Shërbimit profesional të Fondit të SPIMV-së janë kompetent për zbatimin e marrëveshjeve për sigurim social me ish republikat Jugosllave nëse i siguruari nuk ka përvojë pune në ndonjë nga shtetet evropiane apo përmes shteteve të oqeanit, Kanada dhe Australia.

LISTA E MARRËVESHJEVE BILATERIALE PËR SIGURIM SOCIAL QË JANË NË FUQI

MARRËVESHJET PËR SIGURIM SOCIAL TË LIDHURA NGA REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT

Marrëveshje për sigurim social 

*Deri në lidhjen e marrëveshjeve të reja për sigurim social, Republika e Maqedonisë së Veriut zbaton konventat e miratuara nga ish -RFSJ, përkatësisht me: Francën, Anglinë dhe Irlandën e Veriut, Italinë, Norvegjinë, Suedinë dhe Danimarkën.

Konventat për sigurim social të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut i ka marrë nga ish RFSJ,