• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Odës së Përmbaruesve dhe Ministrisë së Drejtësisë

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, z. Nikolla Memov, ministri i Drejtësisë, z. Igor Filkov, dhe kryetarja e Odës së Përmbaruesve, znj. Vesna Delovska, nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë dhe optimizimit të resurseve të Fondit të SPIMV-së, zbatimit të përpiktë të Ligjit për Përmbarim dhe  transparencës së procesit.

Memorandumi lidhet me qëllim të rregullimit të mënyrës së bashkëpunimit ndërmjet Fondit dhe Odës, përmes kontrollit dhe shkëmbimit elektronik të të dhënave mbi debitorët ndaj të cilëve është inicuar procedurë përmbarimore para përmbaruesit kompetent.

“Me nënshkrimin e këtij Memorandumi po hedhim një hap përpara në rritjen e efikasitetit të punës së Fondit, pasi deri tani kemi shpenzuar burime dhe staf për zbatimin e urdhrave nga përmbaruesit. Ky memorandum do të mundësohet një shkëmbim më të mirë dhe më të shpejtë të të dhënave që u nevojiten përmbaruesve dhe do të eliminojë ndikimin e faktorit njerëzor në procedurë,” tha drejtori i Fondit, Nikolla Memov.

Ai shtoi se me zbatimin e Memorandumit do të ulet nevoja që Fondi të përgjigjet ndaj pyetjeve dhe kërkesave të ndryshme nga përmbaruesit, të cilat aktualisht tejkalojnë 2000 në muaj. Nga tani, përmbaruesit do të mund t’i sigurojnë vetë këto informacione përmes sistemit të Fondit.

“Me nënshkrimin e këtij Memorandumi, mbrohet edhe buxheti i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor nga pagesat që mund të kërkohen nga përmbaruesit, të cilët, sipas nenit 146 të Ligjit për përmbarim, mund t’i kërkojnë këto mjete nga Fondi në emër të pensionistëve si debitorë” theksoi Memov.

“Si Odë e përmbaruesve jemi shumë të kënaqur që drejtori i Fondit, Memov, e pranoi menjëherë iniciativën me të cilën përmbaruesit do të kenë qasje elektronike në të dhënat e Fondit përmes portalit të qeverisë uslugi.gov.mk, gjë që do të kontribuojë në zbatimin më efikas të urdhrave, do të parandalojë gabimet dhe do të vendosë rregull në realizimin e tyre”, tha kryetarja e Odës së përmbaruesve, Vesna Delovska.

Memorandumi u mundëson përmbaruesve që vetë dhe drejtpërdrejtë të fusin urdhrat për përmbarim në sistemin e FSPIM-së, pas marrjes paraprake të vendimit përmbarues. Përmbaruesit janë bartës të autorizimeve publike dhe, ashtu siç kanë mundësi të fusin urdhrat për përmbarim në bankat për të gjithë qytetarët, tani do ta kënë mundësi do ta kenë edhe për pensionistët në sistemin e Fondit të SPIMV-së. Me këtë kontribuohet në zbatimin konsekuent  të Ligjit për përmbarim.

“Nënshkrimi i këtij Memorandumi për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet Fondit, Odës dhe Ministrisë së Drejtësisë kontribuon në forcimin e bashkëpunimit institucional, në zvogëlimin e pengesave administrative dhe garanton një veprim të drejtë dhe ligjor”, theksoi ministri i Drejtësisë, Filkov.

Me Memorandumin parashikohet që përmbaruesit të kenë qasje të autorizuar në portalin e Fondit dhe të mund të përdorin në mënyrë të pavarur të dhënat që u nevojiten në përputhje me kompetencat ligjore dhe autorizimet publike.