• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

MEMORANDUM BASHKËPUNIMI I NËNSHKRUAR NDËRMJET FONDIT TË SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOR, LIDHJES TË SHOQATËS SË PENSIONISTËVE, “PROMEDIKA OFTALMOLOGJIA” DHE “SISTINA OFTALMOLOGJIA”

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, kryetarja e Lidhjes së Pensionistëve, Stanka Trajkova, si dhe përfaqësues nga “Promedika Oftalmologjia” dhe “Sistina Oftalmologjia”, nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim krijimin e një partneriteti që do të ofrojë përfitime për përfituesit e pensionit.

Ky Memorandum rregullon mënyrën se si pensionistët do të mund të përfitojnë nga shërbimet e “Promedika Oftalmologjia” dhe “Sistina Oftalmologjia”, me synim përmirësimin e shëndetit të tyre të shikimit dhe ngritjen e cilësisë së jetës së tyre.

“Me nënshkrimin e këtij Memorandumi, kontribuojmë në mbrojtjen e shëndetit të pensionistëve. Ky është vetëm një nga hapat që po ndërmarrim për të përmirësuar kushtet e jetesës për këtë kategori të qytetarëve, për të cilët punojmë me përkushtim. Më gëzon fakti që “Promedika Oftalmologjia’ dhe ‘Sistina Oftalmologjia”, si institucione të nivelit të lartë në sistemin shëndetësor, ranë dakord të ofrojnë kontrolle parandaluese dhe konsultime falas, si dhe t’u japin përfitime pensionistëve tanë,” –  tha drejtori i Fondit, Nikolla Memov.

“Si institucion me përgjegjësi shoqërore, “Promedika Grupacioni” vazhdimisht synon përmirësimin e shëndetit të njerëzve. Jemi veçanërisht krenarë që me nënshkrimin e këtij Memorandumi do të kontribuojmë në zbulimin dhe parandalimin në kohë të sëmundjeve të syve tek pensionistët. Misioni ynë është që çdo njeri, pavarësisht moshës, të ketë qasje në kujdes oftalmologjik cilësor, të sigurt dhe bashkëkohor,” – deklaruan përfaqësuesit e “Promedika Oftalmologjia” dhe “Sistina Oftalmologjia”.

Kryetarja e Lidhjes, Stanka Trajkova, theksoi se shëndeti i pensionistëve është me rëndësi të jashtëzakonshme dhe çdo hap që mund të kontribuojë në përmirësimin e tij është për t’u përshëndetur.

“Si Lidhje, jemi të kënaqur që ‘Promedika Oftalmologjia’ dhe ‘Sistina Oftalmologjia’ do të ndajnë burime dhe mjete për të mundësuar kontrolle parandaluese dhe për të ndihmuar në trajtimin e mëtejshëm të pensionistëve nëse kanë ndonjë problem,” shtoi ajo.

Trajkova theksoi se si Lidhje, ata do t’i informojnë pensionistët për përfitimet që do të kenë me nënshkrimin e Memorandumit dhe do të kontribuojnë që ai të realizohet pa pengesa.

Me nënshkrimin e këtij Memorandumi, pensionistët në vend do të fitojnë qasje në një sërë përfitimesh dhe aktivitete parandaluese falas, të fokusuara në përmirësimin e shëndetit të shikimit.

Në kuadër të bashkëpunimit, personeli profesional oftalmologjik – mjekë specialistë dhe specializantë – do të vizitojnë shoqatat e pensionistëve, anëtare të Lidhjes të Shoqatave të Pensionistëve. Gjatë këtyre vizitave, pensionistët do të kenë mundësi të marrin falas konsultime, matje të tensionit të syrit dhe matje të nivelit të sheqerit në gjak, me qëllim zbulimin e hershëm të sëmundjeve të mundshme të syve dhe parandalimin në kohë.

Përveç kësaj, pensionistët do të përfitojnë edhe një zbritje prej 30 për qind për kontrollet oftalmologjike subspecialistike, të cilat përfshijnë: refraksionin, përcaktimin e mprehtësisë vizuale, matjen e tensionit të syrit dhe kontrollin e segmentit të përparmë dhe të pasmë të syrit, gjithashtu përfshihen edhe ekzaminimet paraoperatore për katarakt, që përfshijnë: refraksionin, matjen e mprehtësisë vizuale, tensionin e syrit, kontrollin e fundusit të syrit, eko/biometri, IOL master, OCT të nervit optik dhe makulës, si dhe topografinë e kornesë. Pensionistët do të kenë gjithashtu mundësinë të paguajnë për këto shërbime deri në 10 këste mujore.

Veçanërisht i rëndësishëm është edhe aspekti social i këtij bashkëpunimi, pra çdo Shoqatë e Pensionistëve që do të dërgojë të paktën dhjetë pacientë për trajtim kirurgjik të kataraktit në një nga spitalet e ‘Promedika Grupacionit’, sipas propozimit të Komisionit për Shëndetësi në shoqatë, do të ketë mundësinë të zgjedhë një pensionist nga kategoritë sociale të rrezikuara, të cilit operacioni i kataraktit do t’i realizohet plotësisht falas.