ejtori dhe zëvendësdrejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov dhe Vahid Ferati, sot morën pjesë në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të Lidhjes së Pensionistëve të Maqedonisë.
ç theksoi kryetarja e Lidhjes, Stanka Trajkova, tema e takimit ishte informimi i anëtarëve të BE për Memorandumin e bashkëpunimit që Fondi e nënshkroi së fundmi me Odën e Përmbaruesve.
Drejtori Memov fillimisht theksoi se bashkëpunimi mes Fondit dhe Lidhjes deri tani ka qenë i qëndrueshëm dhe duhet të vazhdojë i tillë edhe në të ardhmen. Sipas tij, të dyja palët punojnë në interes të pensionistëve dhe çdo paqartësi apo dilemë duhet të zgjidhet së bashku.
“Pas nënshkrimit të Memorandumit u shfaqën informacione të pasakta që krijuan konfuzion te pensionistët. Dua të theksoj se Fondi gjatë periudhës së kaluar shpenzonte burime dhe njerëz për zbatimin e urdhrave nga përmbaruesit. Tani do të mundësohet shkëmbim më i mirë dhe më i shpejtë i të dhënave që u nevojiten përmbaruesve dhe do të eliminohet ndikimi i faktorit njerëzor në procedurë”, tha Memov duke shtuar se me zbatimin e Memorandumit do të reduktohet nevoja që Fondi t’u përgjigjet pyetjeve të ndryshme nga përmbaruesit, pasi ata tani do të mund t’i sigurojnë informacionet direkt nga sistemi i Fondit, ku do të kenë qasje.
Memov theksoi se me nënshkrimin e Memorandumit mbrohet edhe buxheti i Fondit nga pagesat e mjeteve ndaj përmbaruesve, të cilët, sipas dispozitave të Ligjit për Përmbarim mund t’i arkëtojnë nga Fondi në emër të pensionistëve si debitorë. Ai shtoi se pensionistët duhet të dinë se, sipas Ligjit për Përmbarim, përfituesit e pensioneve minimale janë të përjashtuar nga përmbarimi.
Në takim u diskutuan edhe çështje të tjera me interes për të dyja palët dhe, në fund, u konstatua se bashkëpunimi, hapja dhe dialogu për të gjitha problemet do të kontribuojnë në përmirësimin e përgjithshëm të jetës së pensionistëve, si dhe në përmirësimin e standardit të tyre.