Më 18 dhe 19 nëntor 2025, në Fondin e SPI-së u mbajtën Ditët e 13-ta Këshillimore ndërmjet përfaqësuesve të FSPIMV dhe Bartësit Gjerman të Sigurimeve Pensionale.
Gjatë këtyre Ditëve Këshillimore, qytetarët patën mundësi të marrin këshilla për të drejtat që rrjedhin nga sigurimi pensional dhe invalidor, në bazë të Marrëveshjes për sigurimet sociale, e nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.
Në këto Ditë Këshillimore, 85 qytetarë morën përgjigje për pyetjet e tyre dhe u njohën me të drejtat që u takojnë.
Qytetarët më së shumti u interesuan për kushtet e realizimit të së drejtës për pension pleqërie (të parakohshëm dhe të rregullt), për kushtet e realizimit të së drejtës për pension familjar, si dhe për kushtet sipas legjislacionit gjerman për realizimin e së drejtës për pension invalidor.
Gjithashtu pati interes për procedurën e vërtetimit të stazhit në Gjermani dhe për kushtet e realizimit të së drejtës për pension në të dyja shtetet, në rast se në njërin shtet nuk plotësohet kushti për pension.
Qytetarët u interesuan edhe për procedurën e kthimit të kontributeve, pagesën e pensionit gjerman në Maqedoninë e Veriut dhe çështje të tjera.
U shqyrtuan disa lëndë pensionale për të cilat procedura ende nuk është përfunduar dhe u shkëmbye dokumentacioni i nevojshëm.
Ditët Këshillimore ndërmjet përfaqësuesve të Fondit të SPI-së dhe Bartësit Gjerman të Sigurimeve Pensionale mbahen dy herë në vit, një herë në Maqedoni dhe një herë në Gjermani, që nga viti 2012.