• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

DALLIMET NË PAGESAT E NDRYSHME TË KONTRIBUTEVE PËRFUNDOJNË ME VENDIMIN PËR PENSION, RRITJA LINEARE E PENSIONEVE ËSHTË E DREJTË, THEKSOI DREJTORI I FONDIT TË SPIM-SË, NIKOLLA MEMOV, PËR RADION EVROPA E LIRË

Rregullimi linear i pensioneve bëhet për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve në standardin e jetesës së pensionistëve, theksoi drejtori i Fondit të SPIM-së, Nikolla Memov, në një intervistë javore për Radion Evropa e Lirë. Lidhur me iniciativat para Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e Ligjit që parashikon një rritje lineare të pensioneve, ai tha se duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Lidhur me argumentet se dikush ka paguar më shumë kontribute, Memov tha:                                  

“Argumentet që jap unë, si drejtor i këtij institucioni, ato janë argumente dhe pikëpamje të mia personale, janë ndryshimet se kush sa ka paguar në Fond bazuar n; kontributet për sigurim pensional dhe invalidor përfundojnë në momentin e përgatitjes së vendimit për pension. Kjo do të thotë se ju si i siguruar gjatë jetës së punës keni paguar një shumë të caktuar përmes kontributeve pensionale dhe keni paguar më shumë mjete. Unë si i siguruar kam paguar më pak mjete gjatë periudhës së punës. Në ditën e llogaritjes, dallimet në pension janë se ju keni një pension me vlerë X më të lartë se unë. Por këtu përfundojnë të gjitha dallimet për kontributet dhe kush sa ka kontribuar në buxhetin e Fondit të SPIM-së. Nga ana tjetër, zbutja e çmimeve, inflacioni etj., ndikojnë në mënyrë të barabartë te të gjithë qytetarët. Buka, qumështi, vezët dhe produktet e tjera janë shtrenjtuar njësoj për të gjithë”, tha Memov.

I pyetur nëse është më mirë që në vend të rritjes lineare t’u jepej një rritje më e madhe për pensionet më të ulëta, ndërsa për të tjerat të mbetet përqindja e njëjtë, drejtori i Fondit Memov u përgjigj:

“Kërkesa e të gjitha shoqatave relevante të pensionistëve, përfshirë shoqatën më të madhe, Lidhjen e Shoqatave të Pensionistëve në Republikën e Maqedonisë, ishin në drejtim të një rritjeje lineare të pensioneve dhe Qeveria e respektoi këtë. Në fund të fundit, ne si Fond i Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore nuk i bëjmë politikat në këtë fushë. Ne jemi instrument për zbatimin e politikave që miraton Qeveria përmes Kuvendit. Qeveria është ajo që propozon këto zgjidhje ligjore”.

Memov iu përgjigj edhe pyetjes në lidhje me arsyet pse pensionistët që jetojnë jashtë vendit nuk morën rritje lineare, duke thënë se argumenti në Kuvend ishte se ata, rreth 10 mijë pensionistë, nuk i ndiejnë shoket e çmimeve dhe inflacionin në Maqedoni.

I pyetur kur do të jetë rritja e ardhshme e pensioneve, drejtori i Fondit, Memov tha:

“Sipas ndryshimeve të ligjit të miratuara këtë vit, në mars 2026 pensionistët do të marrin rritje lineare prej 1000 denarësh, ndërsa në shtator 2026 do të vlejnë dispozitat e vjetra të ligjit, ku mbetet përqindja për harmonizimin e pensioneve sipas modelit zviceran”.

Sa i përket gjendjes financiare të Fondit, drejtori Memov tha se pensionistët mund të jenë të qetë.

“Pagesa e pensioneve do të kryhet rregullisht më datën 1 të çdo muaji. Në buxhetin për vitin 2026 janë parashikuar rreth 117 miliardë denarë për pagesën e pensioneve. Gjithashtu, është planifikuar pagesa e sigurimit shëndetësor për pensionistët dhe mbulimi i shpenzimeve tranzitore për shoqëritë pensionale të shtyllës së dytë. Për këtë qëllim, Qeveria do të sigurojë rreth 62 miliardë denarë, që janë rreth 1 miliard euro, transferta në Fondin e Sgurimit Pensional dhe Invalidor për të garantuar pagesën me kohë të pensioneve, sigurimin shëndetësor dhe shpenzimet tranzitore në shtyllën e dytë”.

I pyetur se sa e qëndrueshme është në afat të gjatë situata në të cilën qeveria çdo vit siguron gjithnjë e më shumë mjete nga buxheti për pensionet, për vitin 2025 rreth 820 milionë euro, ndërsa për vitin 2026 një miliard, Memov u përgjigj se transfertat e planifikuara për vitin 2025 janë 53 miliardë denarë, ose 862 milionë euro.

Nga këto 862 milionë euro, një pjesë përdoret për pagesën e pensioneve që mungojnë nga të ardhurat burimore të realizuara nga Fondi, një pjesë për shpenzimet tranzitore ndaj shoqërive pensionale të shtyllës së dytë dhe një pjesë për sigurimin shëndetësor të pensionistëve, ku pagesat kryhen në Fondin për Sigurim Shëndetësor. Për vitin e ardhshëm janë siguruar 62 miliardë denarë ose një miliard euro. Të ardhurat e planifikuara nga kontributet për sigurimin pensional janë 87 miliardë denarë, ndërsa pagesa e pensioneve është parashikuar të jetë rreth 117 miliardë denarë. Nga këto 62 miliardë denarë, 30 miliardë janë për mbulimin e shpenzimeve për pagesën e pensioneve, ndërsa pjesa tjetër për sigurimin shëndetësor dhe për shpenzimet tranzitore në shoqëritë pensionale të shtyllës së dytë. Si të dhëna të rëndësishme për qytetarët, nga muaji shtator 2024, kur u mor vendimi për rritjen e pensioneve – dy herë nga 2.500 denarë dhe nga këtë vit harmonizimi linear prej 1.000 denarësh, rritja e pensioneve për këto pesë tremujorë është rreth 29,86 për qind, ose rritje nominale prej 6.000 denarësh në muaj. Këto janë shifra reale, pasi pagesa e pensioneve mujore më 1 shtator 2024 ishte rreth 7,2 miliardë denarë, ndërsa të hënën do të paguajmë pensionet për nëntor, që janë 9,3 miliardë denarë. Për vitin e ardhshëm, në mars rritja do të jetë edhe 1.000 denarë dhe është planifikuar harmonizimi në shtator.

Praktikisht, pagesa e pensioneve në muajin mars do të arrijë rreth 9,7 miliardë denarë dhe rritja totale për gjashtë tremujorë do të jetë 34,72 %. Kjo tregon se rritja totale në vlerë absolute është rreth 30 miliardë denarë. Qeveria, përmes transfereve, subvencionon këtë rritje të pensioneve prej 30 miliardë denarësh, që është rreth gjysmë miliardë euro më shumë mjete të destinuara për pensionistët,” theksoi Memov.

Në pyetjen se çfarë duhet bërë për të ulur deficitin që mbulon Qeveria për shkak të mungesës së mjeteve, drejtori i Fondit tha:

“Kur flasim për stabilizimin financiar të Fondit, duhet të kemi parasysh pamjen e përgjithshme. Shtylla pensionale, pra sistemi pensional, është një nga pesë shtyllat kryesore të shtetit, nëse marrim parasysh se shtyllat bazë për funksionimin e shtetit janë sistemi politik, ekonomik, pensional, shëndetësor dhe ai i sigurisë. Një nga këto shtylla kyçe është sistemi pensional, i cili përfshin pothuajse dy të tretat e popullsisë dhe gati gjysmën e të ardhurave totale në buxhetin e vitit të ardhshëm. Stabilizimi i Fondit nënkupton stabilizimin e të gjithë sistemit në shtet. Parametri kryesor është hapja e vendeve të reja të punës dhe rritja e ekonomisë. Gjithashtu, ne si menaxhment i Fondit Pensional japim masa dhe propozime për Ministrinë dhe Qeverinë se si dhe në ç’mënyrë të sigurohen burime pasive financimi për Fondin. Kjo do të thotë që shoqëritë pensionale në shtyllën e dytë kanë mundësi të investojnë mjetet e akumuluara të të gjithë të siguruarve, të cilat aktualisht janë rreth tre miliardë euro. Të siguruarit, mbi 650.000 në Maqedoni, në llogaritë e tyre personale në shoqëritë pensionale kanë rreth 3 miliardë euro, dhe shoqëritë pensionale janë ato që kanë mundësinë të investojnë në bursën vendase, në bursa të huaja, përmes obligacioneve shtetërore, në mënyrë që t’i shtojnë këto mjete”.

Sa i përket rritjes së moshës për daljen në pension, Memov theksoi se këto janë kërkesa standarde që vijnë vazhdimisht nga Banka Botërore dhe FMN, ndërsa ata si SPIM nuk kanë paraqitur një propozim të tillë në Qeveri.

“Qeveria është shprehur për këtë çështje dhe për propozimin e Këshillit Fiskal vitin e kaluar se nuk e pranon modelin për rritjen e moshës së pensionimit dhe rritjen e normës së kontributit me 0,6% në vitet e ardhshme. Këto masa nuk janë pjesë e strategjisë fiskale të Qeverisë për periudhën 2025-2029”, tha drejtori i SPIM-së.

Sa i përket pyetjes nëse ka keqpërdorim me të drejtën për pension, Memov u përgjigj se në të kaluarën kjo ka qenë shumë aktuale, veçanërisht me pensionet invalidore, dhe ka pasur procese gjyqësore dhe vendime gjyqësore. Ai theksoi se gjatë vitit të kaluar, që kur është në krye të institucionit, janë forcuar kapacitetet e komisioneve për pensionet invalidore dhe janë angazhuar pesë mjekë specialistë shtesë me kontratë, të cilët i punojnë këto lëndë, duke shmangur vonesat dhe duke i zgjidhur ato në mënyrë të rregullt. Memov shtoi se gjatë kësaj periudhe nuk janë konstatuar ankesa apo shkelje në bazë të dukurive të tilla devijante.

I pyetur se çfarë do të thotë për Fondin mundësia që pensionistët të angazhohen në punë nga Viti i Ri, drejtori i SPIM, Memov tha:

“Kjo është gjithashtu një propozim interesant që ne tashmë e kemi shqyrtuar dhe e kemi dorëzuar në Ministrinë për Politikë Sociale, si masë e kemi miratuar edhe nga Këshilli Drejtues. Këto propozime tashmë janë dorëzuar në Ministri. Ka disa masa afatshkurtra dhe afatmesme, rreth 14-15 gjithsej. Masën për punë shtesë të pensionistëve kryesisht e kuptojmë si masë në sektorin privat. Punëdhënësit janë të gatshëm të angazhojnë profesionistë që janë kuadër i munguar në fusha të caktuara dhe të paguajnë kontribute për ta. Megjithatë, njëkohësisht pensionistët do të ushtrojnë të drejtën e tyre për pension, të tilla janë konsideratat – të ushtrojnë të drejtën e tyre për pension dhe angazhimi i tyre në punë të mos ketë ndikim mbi shumën e pensionit që tashmë e kanë fituar me Ligjin e Pensioneve.”

Memov u pyet për qëndrimin e partisë ZNAM, ku ai është zëdhënës, lidhur me rikonstruimin e Qeverisë që është aktual dhe nëse do të ndryshohen disa nga ministrat e tyre – në Ministrinë e Drejtësisë ose në Ministrinë e Administratës Publike, për çka ai u përgjigj:

“Ne jemi absolutisht të kënaqur me punën e ministrave tanë për administratën publike dhe Ministrit të Drejtësisë. Gjithashtu, ZNAM në Qeveri merr pjesë me dy zëvendësministra – në Ministrinë e Energjisë dhe në Ministrinë e Transformimit Digjital. Jemi të përfaqësuar gjithashtu me dy sekretarë shtetërorë në Ministrinë e Bujqësisë dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Absolutisht nuk kemi asnjë vërejtje për punën e të gjithë funksionarëve tanë publikë. Prandaj, nuk presim asnjë ndryshim në pozicionet që ZNAM ka në Qeveri”, tha drejtori i Fondit të SPI-së, Nikolla Memov, në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë.