Në 20 vitet e fundit është regjistruar rritja më e madhe e pensioneve – nga shtatori 2024 deri në mars 2026 pensionet janë rritur nominalisht me 7.000 denarë, që përfaqëson një rritje prej 36%.
Në vitin 2022 kishte 335.743 pensionistë, ndërsa deri në fund të shkurtit 2026 ky numër është rritur në 347.296.
Brenda një periudhe prej më pak se dy vitesh, nga shtatori 2024 deri në mars 2026, rritja totale e pensioneve arrin në 7.000 denarë në nivel mujor, ose gjithsej një rritje lineare prej 36%.
Shuma totale e pensioneve të destinuara për pagesën e pensioneve, rritja arrin pothuajse 500 milionë euro më shumë në vitin 2026 krahasuar me vitin 2024. Si shembull, në shtator 2024, kur u pagua pensioni i muajit gusht, janë paguar gjithsej 7.210.341.000 denarë. Për pagesën e pensionit të muajit mars 2026, shuma totale e pensioneve arrin në 9.65 miliardë denarë, që është 2,44 miliardë denarë më shumë në baza mujore krahasuar me shtatorin 2024.
Pensioni minimal për periudhën 2024–2026 është rritur me 61.75%, ndërsa pensioni mesatar është rritur me rreth 40%.
Kjo përfaqëson rritjen më të madhe të pensioneve në 20 vitet e fundit, si rezultat i politikave të orientuara drejt përmirësimit të standardit jetësor të pensionistëve.
Me këto masa tregohet qartë kujdesi për qytetarët më të moshuar, ndërsa pensionistët bëhen një nga prioritetet kryesore të politikës sociale.
Me rritjen e vazhdueshme të pensioneve, Qeveria dërgon mesazhin se stabiliteti dhe kujdesi ndaj pensionistëve janë themele të përgjegjësisë shoqërore dhe se përmirësimi i standardit të tyre jetësor është një efekt kyç i vendimeve ekonomike dhe sociale të marra.