• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

FONDI I SPIMV-SË: Është vendosur shkëmbim elektronik i të dhënave për sigurimin pensional dhe invalidor me Austrinë

Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor nënshkroi Marrëveshje për shkëmbim të rregullt të të dhënave dhe vdekshmërisë me institucionet e sigurimit të detyrueshëm pensional austriak në Republikën e Austrisë – Institucionin e   Sigurimit Pensional (PVA), Shërbimin e Sigurimit Social të Ndërmarrësve (SVS) dhe Institucionin e Sigurimit të të Punësuarve në Shërbimet Publike, Hekurudhat dhe Industrinë Minierare (BVAEB).

Marrëveshjen e nënshkruan drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, dhe dr. Vinfred Pingera në emër të institucioneve austriake.

„Dua të theksoj se kjo Marrëveshje përfaqëson një përparim të rëndësishëm në bashkëpunimin tonë dhe do të mundësojë shkëmbim më efikas dhe më të shpejtë të të dhënave që kanë rëndësi të madhe, si dhe do të kontribuojë në përshpejtimin e procesit të realizimit të të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor për qytetarët e Maqedonisë dhe Austrisë“, theksoi drejtori i Fondit të SPIM-së, Memov.

Dr. Pingera theksoi se nënshkrimi i Marrëveshjes, për dikë mund të jetë një hap i vogël, por për të siguruarit dhe përfituesit e shërbimeve është shumë i rëndësishëm.

„Ky akt tregon se sa të mira janë marrëdhëniet tona dhe sa i mirë është bashkëpunimi ynë i përbashkët. Me këtë, ne ua lehtësojmë realizimin e të drejtave të të siguruarve tanë. Ky është një hap i rëndësishëm dhe shpresoj që të mos jetë i fundit. Bashkëpunimi ynë na ka dëshmuar se mund të punojmë së bashku, të kemi besim tek njëri‑tjetri dhe ta intensifikojmë bashkëpunimin në të ardhmen. Dëshiroj t’ju falënderoj për ndihmën dhe kontributin tuaj në nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje, sepse është shumë e rëndësishme, edhe pse ndoshta nuk përfshin shumë persona, por për ta personalisht është po aq e rëndësishme“, deklaroi drejtori Pinggera.

Marrëveshja, në fakt, rregullon fushëveprimin dhe mënyrën e shkëmbimit të të dhënave, si dhe sigurinë dhe mbrojtjen e tyre, të cilat janë me rëndësi të veçantë për funksionimin e institucioneve, si edhe për besimin në sistemin pensional.

Nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje, siç theksoi drejtori i Fondit të SPIM-së, Nikolla Memov, përbën një nga aktivitetet kyçe të Fondit në drejtim të përmirësimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht përmes vendosjes së shkëmbimit elektronik të të dhënave, me ç’rast rritet efikasiteti, saktësia dhe cilësia e shërbimeve.

Fondi i SPIM-së deri më tani ka nënshkruar marrëveshje për shkëmbim elektronik të të dhënave me të gjitha shtetet e dala nga ish‑Jugosllavia dhe, me këtë Marrëveshje me Republikën e Austrisë, është përmbyllur procesi i bashkëpunimit me vendet e rajonit.

„Dua të theksoj se kemi një vizion të qartë për drejtimin në të cilin duhet të ecim si Fond dhe ky bashkëpunim paraqet një hap përpara që do të përmirësojë cilësinë e shërbimeve, do të rrisë saktësinë e të dhënave dhe do të ndihmojë në eliminimin e të gjitha gabimeve të mundshme. Pres që në të ardhmen ta zgjerojmë shkëmbimin me institucionet e Republikës së Austrisë edhe me informacione të tjera të rëndësishme që janë në interes të të dyja palëve. Jam i bindur se nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje do të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit dhe është në interesin më të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve“, theksoi Memov.

Në vitin 2024, Fondi i SPIM-së ka realizuar pagesa pensioni për 182 persona në Austri në vlerë prej 527.783,41 euro, ndërsa në vitin 2025 janë paguar 242 pensione në vlerë prej 653.097,74 euro. Nga pala austriake, në vitin 2024 janë paguar gjithsej 2.018 pensione në vlerë prej 9.172.676,51 euro.