• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

DITË KËSHILLIMORE NDËRMJET FONDIT TË SPIM-SË DHE BARTËSIT GJERMAN PËR SIGURIM PENSIONAL

Më 18 dhe 19 nëntor 2025, në Shkup do të mbahen ditët e rregullta këshillimore mes përfaqësuesve të Fondit të SPIM-së dhe bartësit gjerman për sigurim pensional.

Gjatë këtyre ditëve, qytetarët do të kenë mundësinë të marrin këshilla mbi të drejtat e tyre nga sigurimi pensional dhe invalidor, që rrjedhin nga zbatimi i Marrëveshjes për Sigurim Social, e lidhur mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.

Qytetarët do të mund të informohen për kushtet për realizimin e së drejtës për pension sipas  dispozitave ligjore të të dy shteteve kontraktuese, procedurën për vërtetimin e stazhit të punës të kryer në RF të Gjermanisë, dokumentacionin e nevojshëm për paraqitjen e kërkesës për realizimin e së drejtës për pension gjerman, procedurën për kthimin e kontributeve, pagesën e pensionit gjerman në Maqedoninë e Veriut dhe çështje të tjera.

Palët e interesuara mund të caktojnë termin në këto numra telefoni: 02 3250 452, 02 3250 453 dhe 02 3250 454.

Fondi i SPIM-së njofton palët që duhet të sjellin me vete dëshmitë e sigurimit në RF të Gjermanisë, si dhe dokument identifikimi (letërnjoftim ose pasaportë).

Ditët këshillimore do të mbahen në hapësirat e Fondit të SPIM-së dhe bartësit gjerman për sigurim pensional do të mbahen në hapësirat e Fondit në rrugën “23 Oktomvri” nr. 11, në Shkup, në sallën e takimeve në katin e katërt, sipas orarit: 09:00 12:00 dhe 14:15 16:00, 18 dhe 19 nëntor 2025.