• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

Fondi i SPIM-së: Pagesa e pensioneve nuk është e rrezikuar, ato do të kryhen çdo datë 1 të muajit

Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor informon publikun se pagesa e pensioneve po zhvillohet normalisht dhe më 1 dhjetor 2025 pensionistët do të marrin pensionin e muajit nëntor, për të cilin do të paguhen gjithsej mjete në vlerë prej 9.297.493.427 denarë (nëntë miliardë e 297 milionë e 493 mijë e 427 denarë).

Pensionistët duhet të jenë të qetë, sepse Qeveria garanton pagesën e pensioneve dhe nuk ka arsye për dyshim apo frikë se pensionet nuk do të paguhen. Fondi i SPIM-së, në koordinim me Qeverinë, kryen pagesën çdo datë 1 të muajit dhe e njëjta praktikë do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2026.

Për vitin e ardhshëm 2026, Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të sigurojë në buxhet rreth 151 miliardë denarë për pagesën e pensioneve të rritura, sigurimin shëndetësor të pensionistëve dhe shpenzimet tranzitore për tre shoqëritë pensionale të shtyllës së dytë.

Fondi i SPIM-së informon se nga 1 tetor 2024 deri më 1 tetor 2025, kur u paguan pensionet e shtatorit për vitet 2024 dhe 2025, pensionet janë rritur nominalisht me 6.000 denarë. Në përqindje, rritja me pagesën e pensionit të shtatorit 2025 është rreth 29% krahasuar me shumën e paguar për pensionin e gushtit 2024.

Si ilustrim, më 1 shtator 2024 për pensionin e gushtit u paguan 7.210.341.000 denarë (shtatë miliardë e 210 milionë e 341 mijë denarë), ndërsa me rritjen prej 2.500 denarë më 1 tetor 2024 pagesa arriti 8.166.689.000 denarë (tetë miliardë e 166 milionë e 689 mijë denarë). Më 1 tetor 2025, me rritjen e dytë prej 2.500 denarë për pensionin e marsit 2025 dhe harmonizimi linear prej 1.000 denarë për pensionin e shtatorit të këtij viti, pagesa arriti 9.403.340.000 denarë (nëntë miliardë e 403 milionë e 340 mijë denarë).

Fondi i SPIM-së, gjithashtu informon se mjetet totale për pagesën e pensioneve me harmonizimet, në vitin 2026 do të jenë më të larta për 30 miliardë denarë, që do të thotë rreth 500 milionë euro.

Të gjitha këto rritje dhe harmonizime të pensioneve janë në drejtim të përmirësimit të standardit jetësor të pensionistëve dhe reduktimit të ndikimit të inflacionit mbi të.

Sipas të dhënave zyrtare nga institucionet shtetërore, inflacioni në vitin 2024 ishte 3,5% në nivel vjetor, ndërsa për këtë vit pritet të jetë 3,9%.

Nga të dhënat e paraqitura shihet se përqindja e rritjes së pensioneve nga shtatori 2024 deri në shtator 2025 është shumë më e madhe se inflacioni me të cilin përballemi.

Fondi i SPIM-së thekson se gjatë 30 viteve të fundit pensionet nuk janë rritur kurrë me një përqindje kaq të lartë brenda një viti, gjë që është edhe një dëshmi se Qeveria kujdeset për përmirësimin e standardit të pensionistëve.