Fondi i SPI-së njofton të gjithë përfituesit e pensionit se janë siguruar plotësisht mjetet e nevojshme për pagesën e pensioneve për muajin dhjetor 2025.
Si institucion përgjegjës për pagesën e pensioneve dhe sigurimin e të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor, si dhe sigurinë sociale të pensionistëve, Fondi ka përfunduar me kohë të gjitha përgatitjet për realizimin e pandërprerë të pagesës së pensioneve.
Për këtë qëllim janë siguruar mjete në shumën totale prej 9.289.521.686,00 denarë (nëntë miliardë e dyqind e tetëdhjetë e nëntë milionë e pesëqind e një mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e gjashtë denarë) për gjithsej 340.156 përfitues pensioni. Për shkak se 1 janari është ditë jo pune (festë shtetërore), mjetet do të transferohen në bankat tregtare më 2 janar 2026.
Njoftimet me të dhënat e sakta për numrin e pensionistëve dhe shumat përkatëse Fondi i SPIM-së tashmë ua ka dorëzuar të gjitha bankave tregtare, duke garantuar që procesi i pagesës do të zhvillohet në mënyrë efikase dhe pa vonesa.
Fondi i SPIM-së shfrytëzon këtë rast për t’ju uruar festat e ardhshme të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve të gjithë pensionistëve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, si dhe t’ju dëshirojë çdo të mirë në Vitin e Ri 2026.