Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor informon publikun se pagesa e pensioneve po vazhdon normalisht dhe tashmë më 1 dhjetor 2025, pensionistët do të marrin pensionin e nëntorit, për të cilin do të paguhen gjithsej 9.297.493.427 denarë (nëntë miliardë e 297 milionë e 493 mijë e 427 denarë).
Pensionistët duhet të jenë të qetë, pasi Qeveria garanton pagesën e pensioneve dhe këtu nuk ka asnjë arsye për dyshim apo frikë se pensionet nuk do të paguhen. Fondi i SPIM-së, në bashkëpunim me Qeverinë, kryen pagesën çdo datë 1 të muajit dhe kjo praktikë do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2026.
Për vitin 2026, Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të sigurojë në buxhet rreth 151 miliardë denarë për pagesën e pensioneve të rritura, sigurimin shëndetësor të pensionistëve dhe shpenzimet tranzitore për tre shoqëritë pensionale të shtyllës së dytë.
Fondi i SPIM-së informon publikun se nga 1 tetor 2024 deri më 1 tetor 2025, kur u paguan pensionet e shtatorit për vitet 2024 dhe 2025, pensionet janë rritur nominalisht me 6.000 denarë. Në përqindje, rritja me pagesën e pensionit të shtatorit 2025 është rreth 29% krahasuar me shumën e paguar për pensionin e gushtit në vitin 2024.
Si ilustrim, le të theksojmë se më 1 shtator 2024, për pensionin e gushtit u paguan 7.210.341.000 denarë (shtatë miliardë e 210 milionë e 341 mijë denarë), ndërsa me rritjen prej 2.500 denarësh më 1 tetor 2024, pagesa arriti në 8.166.689.000 denarë (tetë miliardë e 166 milionë e 689 mijë denarë). Më 1 tetor 2025, me rritjen e dytë prej 2.500 denarësh për pensionin e marsit në vitin 2025 dhe harmonizimin linear prej 1.000 denarësh në pensionin e shtatorit të këtij viti, pagesa arrin në 9.403.340.000 denarë (nëntë miliardë e 403 milionë e 340 mijë denarë).
Fondi i SPIM-së njofton gjithashtu se mjetet totale për pagesën e pensioneve me harmonizimet, në vitin 2026 do të jenë më të larta për 30 miliardë denarë, ose rreth 500 milionë euro.
Të gjitha këto rritje dhe harmonizime të pensioneve kanë për synim përmirësimin e standardit të jetesës së pensionistëve dhe uljen e ndikimit të inflacionit në të.
Sipas të dhënave zyrtare nga institucionet shtetërore, inflacioni në vitin 2024 ishte 3,5 % në vit, dhe për këtë vit pritet të jetë 3,9 %.
Nga këto të dhëna shihet se përqindja e rritjes së pensioneve nga shtatori 2024 deri në shtator 2025 është shumë më e lartë se inflacioni me të cilin po përballemi.
Fondi SPIM-së thekson gjithashtu se gjatë 30 viteve të fundit, pensionet nuk janë rritur kurrë me një përqindje të tillë në një periudhë prej një viti, gjë që dëshmon kujdesin e Qeverisë për përmirësimin e standardit të pensionistëve.