• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

“Jam e impresionuar nga puna dhe rezultatet e Fondit” – tha shefja e Misionit të Bankës Botërore, Manuela Sofia Stankulesku, gjatë takimit me drejtorin e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov.

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, zhvilloi një takim me Misionin e Bankës Botërore për implementimin e projektit SIAP, të udhëhequr nga znj. Manuela Sofia Stankulesku.

Drejtori i Fondit, Memov njoftoi anëtarët e Misionit se Seksioni për Planifikim Afatgjatë është tashmë i kompletuar me staf, ashtu siç ishte dakorduar në takimet e mëparshme me Misionin. Ai theksoi se puna ka nisur që nga nëntori i vitit të kaluar dhe se tashmë kanë filluar trajnimet fillestare. Sipas tij, deri më tani është shqyrtuar dhe përvetësuar modeli i planifikimit i Bankës Botërore.

“Gjatë muajve në vijim duhet të përgatitet programi i nevojshëm dhe të zhvillohen trajnimet me ndihmën tuaj. Pres që në periudhën e ardhshme punonjësit në këtë Seksion do të angazhohen në analiza dhe parashikime më të thella. Kjo do të na mundësojë një planifikim më të mirë dhe më të saktë të financave të Fondit si dhe menaxhimin e tyre të suksesshëm”, tha Memov.

Shefja e Misionit, Manuela Sofija Stankulesku, shprehu kënaqësinë e saj për punën e menaxhmentit të Fondit dhe rezultatet e arritura në këtë periudhë të shkurtër bashkëpunimi të Misionit me këtë  udhëheqje.

“Jam e impresionuar nga rezultatet dhe mund të përgëzoj vetëm Fondin për atë që është arritur. Shpresoj që të vazhdoni me këtë ritëm dhe se do të kemi rezultate të mira të përbashkëta deri në qershor të këtij viti, kur pritet të mbyllet Projekti SIAP”, tha Stankulesku.

Ajo informoi gjithashtu se Banka Botërore ndodhet në një periudhë reformash, për shkak të së cilave të gjitha projektet duhet të mbyllen, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në vende të tjera të botës.

Në takim u diskutua edhe për digjitalizimin e arkivit të Fondit, si dhe Ligji për M4, si pjesë e projektit SIAP.

Në pjesën që lidhet me digjitalizimin e arkivit u tha se është përzgjedhur kompania që do të kryejë skanimin e dokumenteve.

Drejtori i Fondit, Memov theksoi se është e domosdoshme të krijohet një softuer që do ta përfundojë këtë proces, në mënyrë që materiali arkivor të mund të përdoret pa pengesa në punën e Fondit.

Sa i përket Ligjit për M4, shefja e Misionit, Stankulesku, theksoi se ata presin që deri në përfundimin e projektit në qershor të këtij viti, ligji të miratohet në Kuvend.