Këshilli Drejtues i Fondit të SPIM-së sot mbajti seancën e 25-të.
Kryetarja e Këshillit Drejtues, Jasmina Vukiçeviq, në fillim të mbledhjes i dha fjalën drejtorit të Fondit, Nikolla Memov, për të informuar anëtarët e Këshillit mbi aktivitetet e realizuara ndërmjet dy seancave. Memov theksoi se pagesa e pensionit për muajin nëntor është kryer nuk ka asnjë problem në këtë pjesë të punës së Fondit. Ai gjithashtu informoi se është nënshkruar një Aneks i Protokollit për shkëmbimin e të dhënave me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, i cili plotëson Protokollin dhe rregullon më tej shkëmbimin e të dhënave mes dy institucioneve. Kjo, siç tha Memov, do të kontribuojë që shkëmbimi i të dhënave të zhvillohet më mirë dhe do të mundësojë realizimin më të lehtë të të drejtave nga SPI.
Anëtari i Këshillit Drejtues, Ljupço Farmakoski, përshëndeti nënshkrimin e Aneksit, si dhe Memorandumet e mëparshme për bashkëpunim me Odën e Përmbaruesve dhe Agjencinë për Siguri Kombëtare, duke theksuar se bashkëpunimi institucional është shumë i rëndësishëm për cilësinë e realizimit të kompetencave.
Këshilli Drejtues miratoi Propozim-Planin Vjetor të Punës së Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidore të Maqedonisë së Veriut për vitin 2026.
Anëtarja e Këshillit, Stanka Trajkova, tha se bëhet fjalë për një dokument të rëndësishëm që pasqyron të gjithë veprimtarinë e Fondit dhe se çdokush i interesuar mund ta shqyrtojë dhe të informohet në mënyrë të detajuar dhe të saktë për të.
U miratua edhe Propozim-Vendimi për emërimin e komisioneve për regjistrimin e pronës së Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, shtëpive të pensionistëve si objekte të veçanta ndërtimore dhe klubeve për pushim dhe rekreacion të përfituesve të pensioneve me të cilat menaxhon Fondi, me gjendjen e datës 31 dhjetor 2025.
Anëtarët e Këshillit shqyrtuan edhe Informacionin mbi gjendjen financiare të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut për periudhën janar – shtator 2025.
Në rend dite ishte edhe Informacioni për përcaktimin e stazhit të sigurimit “blerja e stazhit”. Drejtoresha e Sektorit për realizimin e të drejtave, Biljana Stojanova, tha se që nga viti 2020, kur ligjërisht u përcaktua kjo mundësi, qytetarët e realizojnë këtë të drejtë. Ajo theksoi se pothuajse të gjitha kërkesat e paraqitura që nga fillimi i vitit e deri më tani janë zgjidhur.