• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

Këshilli drejtues i Fondit të SPIM-së miratoi Propozim – programin dhe planin e punës së  Këshillit për vitin 2026, si dhe Propozim – Raportin mbi punën e Fondit për vitin 2025

Këshilli Drejtues i Fondit të SPIM-së, në seancën e tij të njëzet e nëntë, shqyrtoi dhe miratoi disa dokumente që janë në kompetencën e tij.

Në fillim, drejtori i Fondit, Nikolla Memov, informoi Këshillin për aktivitetet e periudhës së kaluar, duke theksuar se është realizuar një takim me Misionin e Bankës Botërore lidhur me projektin SIAP. Ai potencoi se, në përputhje me marrëveshjen, është kompletuar Seksioni për Planifikim Afatgjatë. Memov shtoi se në periudhën e ardhshme do të kryhen analiza më të detajuara dhe vlerësime për nevojat financiare të Fondit.

Anëtarët e Këshillit Drejtues miratuan Projekt ‑ programin dhe Planin e Punës së Këshillit për vitin 2026.

Anëtarja e Këshillit, Stanka Trajkova, anëtare e Këshillit, propozoi që Plani të plotësohet me përgatitjen e një Informacioni për realizimin e të drejtës së pensionit pas futjes së sigurimit të detyrueshëm kapital financiar, i cili u pranua.

Gjithashtu, u miratua edhe Propozim ‑ Raporti për punën e Fondit për vitin 2025. Drejtoresha e Sektorit të Financave të Fondit, Fatime Nexhipi, theksoi se në Raport janë përfshirë të gjitha aktivitetet financiare në vitin e kaluar, që mundëson një pasqyrë të plotë të punës financiare të Fondit. Drejtoresha e Sektorit për realizimin e të drejtave, Biljana Stojanova, paraqiti aktivitetet dhe detajet e punës në këtë fushë, duke theksuar se, përveç aktiviteteve të rregullta, gjatë vitit të kaluar është mundësuar mbikqyrja e fletëparaqitjeve M1/M2 nga APRM, si dhe janë mbajtur më shumë trajnime për të punësuarit e rinj.

Këshilli Drejtues i Fondit miratoi edhe Projekt‑Vendimin për miratimin e Planit Vjetor për Furnizime Publike të Fondit për vitin 2026.

Gjatë seancës, anëtarët e Këshillit Drejtues u informuan për furnizimet publike të realizuara gjatë vitit të kaluar dhe u miratua Vendimi për caktimin e lartësinë së maksimumit të arkës së Fondit për këtë vit.