Drejtori i Fondit të SPIM-së, Nikolla Memov, ishte i ftuar në revistën “Triling”, ku iu përgjigj disa pyetjeve lidhur me rritjen dhe pagesën e pensioneve, buxhetin për vitin 2026 dhe mënyrat për përmirësimin e gjendjes financiare dhe funksionimit të Fondit, si dhe situatën politike aktuale në vend.
Memov theksoi se, kur flitet për sistemin pensional në Republikën e Maqedonisë, është shumë e rëndësishme të jemi të saktë.
“Duhet të saktësohet se për çfarë shërbejnë transfertat që bëhen nga shteti drejt Fondit Pensional. Në total, për vitin 2025 janë planifikuar transferta në vlerë prej 53 miliardë denarësh, ose rreth 862 milionë euro. Këto shpenzime tranzicioni, pra transfertat nga qeveria drejt SPIM-së, nuk kanë të bëjnë vetëm me pagesën e pensioneve, por edhe me pagesën e sigurimit shëndetësor për pensionistët dhe shpenzimet tranzitore drejt shtyllës së dytë. Pra, deficiti buxhetor në SPIM, pra në shtet, lidhet me këto tre komponentë kryesore”, tha ai.
I pyetur nëse do të ketë rritje të pensioneve vitin e ardhshëm, Memov tha se rritje do të ketë sipas ligjit të miratuar këtë vit dhe shtoi:
“Në mars 2026 është parashikuar rritje e pensioneve prej 1.000 denarësh dhe gjithashtu harmonizimi ligjor që duhet të bëhet në shtator 2026, i cili është parashikuar mes 3 dhe 5 për qind.”
Drejtori i Fondit, Memov, mbi konstatimin se rritja lineare e pensioneve mund të jetë populizëm, shpjegoi:
“Masa për rritjen lineare ose harmonizimin e pensioneve u miratua nga qeveria me kërkesë të pensionistëve. Buxheti total për harmonizimin e pensioneve praktikisht është i njëjtë. Dallimi është se të gjithë marrin në mënyrë lineare, ndërsa projekti i buxhetit për 2025 për harmonizimin ishte projektuar në 4%. Buxheti total është i njëjtë, i ndarë mes pensionistëve – në vlerë prej 1.000 denarësh për çdo pensionist në mënyrë lineare dhe kjo masë ka për qëllim zbutjen e goditjeve të çmimeve, inflacionit dhe rritjes së pagave.”
I pyetur nëse kur flet për zbutjen e goditjeve të çmimeve, mendon se mjafton rritja e pensioneve prej 1.000 ose 2.000 denarë, drejtori i SPIM theksoi se rritja totale e pensioneve në periudhën e kaluar është 25 %. Ai sqaroi se në Maqedoni kemi një sistem social-solidar.
“Dallimet mes pensionistëve, ky është mendimi im personal, kush sa ka paguar si kontribut mbi bazën e stazhit të punës, dallimet në pagesa përfundojnë në ditën e përgatitjes së vendimit për pension. Ju keni paguar më shumë dhe keni pension më të madh në ditën e pensionimit, unë kam paguar më pak në Fond dhe kam pension më të vogël. Kjo rritje e pensioneve, pra harmonizimi, ka të bëjë me uljen e goditjes së çmimeve, dallimet në paga dhe inflacionin. Inflacioni ose rritja e çmimeve është e njëjtë si për ju ashtu edhe për mua. Pra, standardi i jetesës shtrenjtohet për të gjithë pensionistët njësoj. Dallimet mbeten vetëm në pjesën e ditës së përgatitjes së vendimit për pension dhe ky koncept, mund ta them lirisht, është i saktë dhe i drejtë, sepse koncepti i sistemit pensional në Maqedoni është social-solidar”, tha Memov.
I pyetur se në çfarë gjendje financiare është SPIM sot, pasi disa thonë se nëse vazhdon kështu nuk do të ketë pensione, drejtori i Fondit tha kategorikisht se kjo nuk është e vërtetë.
“Pagesa e pensioneve garantohet nga qeveria. Për vitin 2026 është parashikuar një buxhet në FSPIM prej 152 ose 153 miliardë denarësh. Kjo është pothuajse gjysma e të ardhurave totale që ka shteti në buxhetin për vitin 2026. Kur them se qeveria garanton pagesën e pensioneve, dua të them se qeveria garanton pagesën e pensioneve të rritura, të cilat në mars të vitit të ardhshëm do të jenë me një vlerë totale prej 7.000 denarësh çdo muaj dhe për pagesën e këtyre pensioneve qeveria për vitin e ardhshëm përcakton 63 miliardë denarë transferta, në mënyrë që të mund të paguhen rregullisht pensionet, të paguhet rregullisht sigurimi shëndetësor i pensionistëve dhe transfertat drejt shtyllës së dytë.”
Sa i përket përmirësimit të gjendjes financiare në Fond, drejtori Memov theksoi se
“Nëse doni të dini se si mund të stabilizohet financiarisht FSPIM, këtu duhet të merren parasysh dy faktorë. Njëri faktor është – shteti duhet të sigurojë rritje ekonomike të qëndrueshme dhe hapjen e vendeve të reja të punës, sepse shteti mbështetet në pesë shtylla kryesore – sistemi politik, ku është e gjithë administrata shtetërore, sistemi gjyqësor, sistemi ekonomik, sektori real i biznesit, sistemi i sigurisë ku përfshihen ushtria dhe policia, sistemi shëndetësor që përfshin të gjithë popullsinë dhe sistemi pensional që përfshin 2/3 e popullsisë dhe pothuajse gjysmën e buxhetit që e paguajmë ne si të siguruar brenda buxhetit. Duhet të shihet pamja e përgjithshme. Pamja e përgjithshme thotë – nuk mund të stabilizohet një nga këto shtylla pa pasur ndikim njëra mbi tjetrën. Janë të lidhura. Stabilizimi i sistemit pensional do të thotë edhe stabilizim i sistemit shëndetësor, do të thotë stabilizim i sistemit ekonomik. Nuk mund të rrisni kontributet për sigurimin pensional pa bashkëpunim me komunitetin e biznesit dhe me odat ekonomike.”
I pyetur nëse kjo do të thotë se në të ardhmen e afërt nuk mund të pritet stabilizimi i SPIM, drejtori Memov tha se në Fond është krijuar sektori i aktuarve me ndihmën dhe bashkëpunimin e Bankës Botërore dhe do të bëhen të gjitha modelet matematikore për qëndrueshmërinë e sistemit pensional në afat të gjatë. Ai theksoi se vitin e ardhshëm SPIM do të dalë me një analizë serioze përpara qeverisë me udhëzimet – në çfarë situate ndodhet aktualisht dhe cilat janë perspektivat e këtij modeli, pra nëse është i qëndrueshëm në afat të gjatë.
I pyetur se në çfarë gjendje ndodhet aktualisht FSPIM, Memov tha se Fondi nuk ka asnjë faturë të papaguar ndaj furnizuesve ekonomikë, pagesa e pensioneve kryhet rregullisht dhe shtoi:
“Gjendja financiare e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor është në gjendje të shkëlqyer.”
I pyetur nëse pensionistët do të mund të punojnë shtesë, drejtori i SPIM, Memov tha se po mendohet për këtë, dhe punëdhënësit janë të gatshëm të angazhojnë pensionistë nga profile të ndryshme dhe janë në mungesë të tyre.
“Ligji u mundëson profesorëve dhe mjekëve të punojnë deri në moshën 67 vjeç, por kjo është më shumë e orientuar drejt sektorit privat dhe punëdhënësit janë të gatshëm ta financojnë këtë. Pra, pensionistët të marrin një pagë shtesë. Për atë pagë të paguhen kontribute që do të shkojnë në një llogari të përbashkët në Fondin pensional, pa pasur ndonjë ndikim më tej në lartësinë e pensionit, sepse kontributet paguhen në llogari personale, në emër personal”, tha Memov.
I pyetur nëse SPIM është strehë për kuadro partiake, drejtori i Fondit, Memov tha se nga pesë këshilltarët e drejtorit që janë në nivelin e këshilltarëve shtetërorë, katër prej tyre janë mbështetës të deklaruar të BDI-së.
“Në periudhën e kaluar, kur erdha vitin e kaluar në muajin shtator, trashëgova një situatë ku kishim një disbalanc të punësuarve në filialet nëpër Maqedoni. Si shembull – në filialin e Tetovës për momentin kemi 55 të punësuar, që do të thotë mbushje 100% e vendeve të punës sipas sistematizimit. Situata e ngjashme është në Gostivar, Kumanovë, Dibër, Strugë, ndërsa ndryshe nga ata, në Prilep, Manastir, Strumicë, Kavadar, Shtip… kishim nga pesë deri gjashtë të punësuar. Pra, nëse merrni parasysh që BDI e menaxhoi SPIM -në, për 20 vjet, përgjigjja e pyetjes suaj është – absolutisht po.”
Drejtori i Fondit, Memov u pyet edhe për qëndrimin e shprehur pas zgjedhjeve lokale se VLEN nuk kontribuoi mjaftueshëm në mbështetjen e Orce Gjorgjievskit për kryetar të Shkupit, me ç’rast theksoi se kjo ishte mendimi i tij personal, dhe jo i partisë ZNAM.
Ai tha se si parti kanë politika kombëtare konsistente në shtet dhe në qeveri dhe kanë bashkëpunim të jashtëzakonshëm mes partnerëve qeveritarë. Siç theksoi ai, ky bashkëpunim u dëshmua gjatë zgjedhjeve lokale ku dhanë mbështetje të ndërsjellë – secili partner në komunën përkatëse ku mund të ndihmonte.
“Shembull për këtë është Kumanova. Performanca e ZNAM, VLEN dhe VMRO-DPMNE në zgjedhjet e fundit lokale nënkuptoi një fitore bindëse të partnerëve qeveritarë në këto zgjedhje. ZNAM në këto zgjedhje arriti objektivat politike të përcaktuara para zgjedhjeve. Kjo nënkuptoi fitoren në Kumanovë. Kjo nënkuptoi mes 35.000 dhe 40.000 vota në zgjedhjet lokale në Republikën e Maqedonisë. Vende këshilltarësh në mbi 45 komuna dhe stabilizimin e trupit të vet zgjedhor. Nga ana tjetër, performanca e ZNAM në këto zgjedhje, veçanërisht në raundin e dytë, me mbështetjen tonë nënkuptoi fitoren e kryetarëve të komunave të VMRO-DPMNE në më shumë se 10 komuna, ndër të cilët si kryetar i veçuar është kryetari i Komunës së Karposhit. Pra, secili nga partnerët qeveritarë dha kontributin e vet në fitoren e përgjithshme të partnerëve qeveritarë. VMRO-DPMNE mbështeti kandidatët e VLEN në Maqedoninë Perëndimore. VLEN dhe VMRO-DPMNE mbështetën kandidatët e ZNAM në Kumanovë dhe në Qendër, ndërsa ZNAM, atje ku nuk kishte kandidat të vetin, mbështeti kandidatët e VMRO-DPMNE dhe kandidatët e VLEN. Performanca është e të gjithë partnerëve qeveritarë dhe është po aq e rëndësishme. Praktikisht, deklarata ime personale ishte për të aktualizuar këtë çështje. Nuk ishte e drejtuar kundër askujt.”
Memov theksoi se në opinion po shpërndahet pa nevojë perceptimi se ka ndonjë konflikt të brendshëm mes ZNAM dhe VLEN dhe se ZNAM-it i atribuohet një lloj prirjeje ndaj albanofobisë.
“Vetëm do t’ju jap një shembull – shefi i kabinetit të drejtorit të SPIM dhe shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Kumanovës janë shqiptarë. Më tregoni një shef kabineti të ndonjë politikan shqiptar gjatë 30 viteve të fundit, ku personi më i besuar, dora e djathtë e funksionarit ka qenë me prejardhje maqedonase”, tha drejtori i Fondit të SPIM, Nikolla Memov në intervistën për revistën “Triling”.