• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

SEANCË E RREGULLT E KËSHILLIT DREJTUES TË FONDIT TË SPIM-SË

Këshilli Drejtues i Fondit të SPIM-së mbajti seancën e 28-të, në të cilën miratoi disa vendime brenda kompetencës së tij.

Zëvendëskryetari i Këshillit, Igor Kitanoski, i cili kryesoi senacën, fillimisht i dha fjalën drejtorit të Fondit, Nikolla Memov, për të informuar anëtarët e Këshillit mbi aktivitetet e Fondit ndërmjet dy seancave.

Drejtori Memov theksoi se aktivitetet e rregullta po zhvillohen pa pengesa dhe shtoi se më 1 dhjetor është kryer rregullisht pagesa e pensionit të nëntorit.

Gjithashtu, drejtori Memov informoi anëtarët e Këshillit Drejtues se nga 16 deri më 18 dhjetor të këtij viti është realizuar një takim pune me Fondin e SPI të Malit të Zi. Në takim, siç tha ai, është diskutuar për zbatimin e deritanishëm të Marrëveshjes për shkëmbimin elektronik të të dhënave mes dy institucioneve dhe për Protokollin Teknik për zbatimin e Marrëveshjes, i lidhur në shkurt të këtij viti, si dhe për aktivitetet që duhet të ndërmerren në periudhën e ardhshme për rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e të dhënave.

Stanka Trajkova, anëtare e Këshillit Drejtues, informoi se Organizata e regjistruar për Fondin Solidar ka marrë Vendim për rritjen e mbajtjes për ndihmën pas vdekjes nga pensionet nga 140 në 150 denarë dhe rritjen e mjeteve për pagesën e ndihmës pas vdekjes nga 35 në 40 mijë denarë.
Anëtarët e Këshillit Drejtues miratuan Strategjinë për revizionin e brendshëm për periudhën 2026-2028 dhe miratuan Planin për revizionin e brendshëm të Njësisë së revizionit të brendshëm në Fond për vitin e ardhshëm 2026.

Gjithashtu, Këshilli miratoi Vendim për dhënien e një hapësire afariste për përdorim nga Shoqata e Pensionistëve të Dojranit, si dhe Vendim për shpalljen e konkursit për emërimin e zëvendësdrejtorit të Fondit dhe formimin e komisionit të konkursit.

Këshilli Drejtues shqyrtoi edhe disa Informacione, ndër të cilat Informacionin mbi rezultatet e zbatimit të aktiviteteve në pjesën e regjistrimit të të dhënave dhe Informacionin për të drejtat e paraqitura dhe të realizuara për pensionin e pleqërisë në periudhën nga 1 janari deri më 10 dhjetor 2025.