Këshilli Drejtues i SPIM-së mbajti seancën e tij të 23-të. Në fillim të seancës, kryetarja e Këshillit, Jasmina Vukiçeviq, i dha fjalën drejtorit të Fondit për të informuar anëtarët e Këshillit mbi aktivitetet e ndërmarra që nga seanca e kaluar.
Drejtori i Fondit, Nikolla Memov, theksoi se përveç aktiviteteve të rregullta, gjatë periudhës së fundit janë nënshkruar dy memorandume bashkëpunimi, njëri me “Promedika Oftalmologji”, “Sistina Oftalmologji” dhe Lidhjen e Shoqatave të Pensionistëve, përmes të cilit pensionistët përfitojnë lehtësime të caktuara në mbrojtjen e shëndetit të tyre. Memorandumi i dytë është nënshkruar me Odën e Përmbaruesve dhe Ministrinë e Drejtësisë, që sipas tij do të rrisë efikasitetin e punës së Fondit, duke reduktuar shpenzimet dhe angazhimin e stafit për zbatimin e urdhrave përmbarimorë.
Memov informoi anëtarët e Këshillit Drejtues se në kuadër të projektit SIAP, i cili realizohet përmes Bankës Botërore, janë siguruar mjete në vlerë prej gati një milion dollarësh për fillimin e procesit të digjitalizimit të arkivit të Fondit.
Kryetarja e Këshillit Drejtues, Jasmina Vukiçeviq, përshëndeti aktivitetet e ndërmarra që do të kenë ndikim pozitiv në jetën e pensionistëve.
“Jam veçanërisht e kënaqur që arkivi i Fondit do të digjitalizohet në periudhën e ardhshme, duke siguruar mbrojtjen e bazës së të dhënave dhe modernizimin e punës në këtë segment”, tha Vukiçeviq.
Anëtarja e Këshillit Drejtues, Stanka Trajkova, vuri në dukje se Memorandumi i nënshkruar me “Promedika Oftalmologji” dhe “Sistina Oftalmologji” do t’u mundësojë pensionistëve nga e gjithë vendi të përfitojnë lehtësime në ekzaminime, trajtime dhe ndërhyrje kirurgjikale, pasi deri më tani bashkëpunimi ka qenë i kufizuar vetëm në disa qytete.
“Kjo iniciativë e Fondit tregon se kujdesi ndaj pensionistëve nuk përfundon me lëshimin e vendimit për pension”, tha ajo.
Këshilli Drejtues shqyrtoi disa informacione me karakter informativ për gjendjen në Fond gjatë vitit 2024 dhe 2025, duke përfshirë Informacionin mbi gjendjen me pagesën e qirasë për hapësirën të dhënë banesore në shtëpitë për jetesë për shfrytëzuesit e pensionit në vitin 2024 dhe gjashtë muajt e parë të vitit 2025, Informacionin mbi gjendjen me pagesën e qirasë për hapësirën të dhënë afariste në shtëpitë për jetesë dhe klubet për qëndrim ditor të shfrytëzuesve të pensionit, pastaj Informacionin për kapitalin e përgjithshëm që Fondi ka fituar nga transformimi i ndërmarrjeve me kapital shoqëror; si dhe Informacion mbi gjendjen e pronës nga procedurat e falimentimit në të cilat është i përfshirë Fondi.
Anëtarët e Këshillit Drejtues shqyrtuan edhe Raportin mbi shkallën e realizimit të aktiviteteve në tremujorin I, II dhe III nga Programi dhe Plani i punës së Këshillit Drejtues të Fondit për vitin 2025, duke konstatuar se realizimi po zhvillohet sipas planit të parashikuar.