• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

DITË KËSHILLIMI NË DYSELDORF

Përfaqësues të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut më 13 dhe 14 maj të vitit 2025, mbajtën Ditët e Këshillimit në Dyseldorf, Republika e Gjermanisë me kolegët këshilltarë nga Sigurimi Pensional Gjerman.

U realizuan takime me persona të siguruar që kanë stazh pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Republikën e Gjermanisë, si dhe iu përgjigjën pyetjeve të palëve të cilët nuk kishin të caktuar termin për takim me përfaqësuesit e FSPIMV-së.

Ditët këshillimore u mbajtën në dy grupe pune dhe u realizuan gjithsej 64 takime me persona të siguruar, 11 prej të cilave më parë nuk kishin të caktuar termin.

Pyetjet më të shpeshta lidhen me periudhën e stazhit të punës të realizuar në Maqedoninë e Veriut, mënyrën e rregullimit dhe gjenerimit të stazhit të pavërtetuar, kushtet ligjore për realizimin e të drejtës së pensionit dhe të pensionit invalidor në Maqedoninë e Veriut, kur fëmijët-përfitues të pensionit familjar e humbasin të drejtën për pension, cilat janë kushtet për blerjen e stazhit.

Ditët këshillimore ishin gjithashtu një mundësi për të ndarë informacione mbi tema specifike, si dhe u shkëmbyen përvoja nga puna dhe problemet me të cilat përballen Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut dhe Sigurimit Pensional Gjerman.