• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

DREJTORËT E FONDEVE PENSIONALE NGA RAJONI DISKUTUAN MBI SFIDAT DHE PERSPEKTIVAT E SISTEMEVE PENSIONALE NË SARAJEVË

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Memov, merr pjesë në takimin e 15-të të Drejtorëve të Fondeve të Sigurimit Pensional dhe Invalidor nga vendet e ish-Jugosllavisë dhe Republikës së Austrisë, i cili po mbahet në Sarajevë, nga data 2 deri më 4 qershor të vitit 2025.

Tema qendrore e diskutimit në takim është  “E ardhmja e sistemeve pensionale – sfidat dhe perspektivat”.

Drejtori i Fondit, Memov, në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, tha se sfida më e madhe është sigurimi i një Fondi financiarisht stabil dhe i qëndrueshëm. Ai theksoi se kjo mund të arrihet duke sjellë masa që do të mundësojnë një rritje të fluksit të mjeteve në Fond.

“Për këtë qëllim, ne i propozuam Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë disa masa që besojmë se do të përmirësojnë gjendjen financiare të Fondit. Unë besoj se mënyra  është në rritjen e fluksit, dhe jo vetëm duke rritur normën e kontributeve ose kufirin e moshës për pension”, tha Memov dhe shtoi, – Është e nevojshme të rriten mundësitë për financimin e mjeteve nga shtylla e dytë dhe të zvogëlohen kufizimet që janë tani në fuqi, por edhe të shqyrtohet mundësia e investimit të mjeteve nga shtylla e parë në mënyrë që të mund të mundësohet edhe fluksi pasiv mbi këtë bazë.

Drejtori Memov tha se ndër masat e propozuara është edhe ai për punësimin e  shfrytëzuesve të pensioneve, ku ata do të vazhdojnë të përdorin pensionin, do të kenë të ardhura shtesë, ndërsa Fondi do të ketë një fluks mjetesh bazuar në kontributet e paguara.

Drejtoresha e Sektorit për Realizimin e të Drejtave nga Sigurimi Pensional në FSPIMV,  Biljana Stojanova, në prezantimin e saj trajtoi situatën mbi numrin e personave të siguruar, strukturën e tyre, si dhe ndryshimet në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor nga viti i kaluar deri më tani, të cilat i referoheshin rritjes lineare të pensioneve në shtator të vitit të kaluar dhe mars të këtij viti.

Në takim u bisedua edhe për zbatimin e Konkluzioneve nga takimi i vitit të kaluar, gjatë së cilit u konstatua se është arritur progres i rëndësishëm në shkëmbimin e të dhënave dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet Fondeve.