Dixhitalizimi i arkivit të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut ishte një nga temat e diskutuara gjatë takimit të drejtorit të Fondit, Nikolla Memov, me Misionin e Bankës Botërore të udhëhequr nga Zoran Anushiq dhe Manuela Sofia Stankulesku, si pjesë e projektit SIAP dhe politikës pensionale.
Dixhitalizimi i arkivit të Fondit dhe përfshirja e tij në Projekt, si dhe ndarja e mjeteve për këtë qëllim, u kërkua nga drejtori Memov gjatë takimit të tij të parë me Misionin e Bankës në nëntor të vitit 2024. z. Anushiq tha se Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë ua paraqiti kërkesën atyre.
U tha se në periudhën e ardhshme do të intensifikohen aktivitetet në mënyrë që dixhitalizimi i arkivit të mund të realizohet deri në mesin e vitit 2026, pasi është me rëndësi të veçantë për sigurimin e një baze të dhënash cilësore për personat e siguruar e cila do të kontribuojë në funksionimin më efikas të Fondit.
Në takim u diskutua gjithashtu dhe për statusin e Njësisë aktuare që duhet të vendoset në periudhën e ardhshme dhe aktivitetet e nevojshme për funksionalizimin e procesit.
Drejtori Memov theksoi se në kohën më të shkurtër të mundshme, personat që kanë marrë disa nga trajnimet e nevojshme do të vazhdojnë me to dhe do të përfshihen në procesin e punës në Fond, me qëllim që të bëjnë projeksione dhe parashikime për zhvillimin e sistemit pensional në të ardhmen.
Me Misionin e Bankës Botërore u diskutua dhe për Ligjin për M4, i cili është pjesë e Projektit. Përfaqësuesit nga Njësia e Projektit në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë thanë se ai është vënë në procedurë dhe do të bëhen përshtatjet e nevojshme për miratimin e tij në periudhën e ardhshme. Me miratimin e këtij ligji, pritet të rregullohet stazhi i të gjithë personave të siguruar.
Drejtori Memov theksoi se Fondi është i gatshëm të ndërmarrë hapat e nevojshëm, pas miratimit të ligjit, për ta bërë këtë problem me stazhin e parregulluar të jetë e kaluar.
Lidhur me rikonstruksionin dhe adaptimin e shtëpisë së pensionistëve Hotel Borec në Manastir, që ishte një nga temat e takimit, z. Zoran Anushiq tha se iniciativa e menaxhmentit të Fondit dhe drejtorit Memov, për sigurimin e mjeteve mund të realizohet nëse zgjatet afati për realizimin e të gjithë Projektit, për të cilin, siç theksoi ai, ka indikacione.
Drejtori Nikolla Memov theksoi se rinovimi i këtij objekti do të kontribuojë në përmirësimin e situatës së më shumë pensionistëve, sepse ata do të marrin një vend ku mund të akomodohen, gjë që do të rrisë cilësinë e jetës së tyre. Ai shtoi se kjo është shumë e rëndësishme, sepse përmirësimi i pozicionit social të pensionistëve dhe sigurimi i jetës së tyre dinjitoze është me rëndësi të jashtëzakonshme për qeverinë.
Takimi i radhës me përfaqësuesit e Misionit të Bankës Botërore për zbatimin e projektit SIAP dhe politikës së pensioneve do të mbahet në vjeshtë.