Drejtori i Fondit të SPIM-së, Nikolla Memov, sot zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në vend, të kryesuar nga shefi i Misionit, Nik Gigineishvili.
Gjatë takimit u diskutua për qëndrueshmërinë e sistemit pensional, projeksionet afatgjata për pensionet dhe sfidat që vijnë nga presionet demografike, si dhe për politikat që synojnë përmirësimin e qëndrueshmërisë së sistemit dhe harmonizimin e pensioneve.
Drejtori Memov theksoi se në Fond, pas krijimit të Seksionit për Planifikim Afatgjatë, po realizohen analiza të detajuara dhe po shqyrtohet gjendja e përgjithshme. Ai informoi gjithashtu se janë duke u përgatitur projeksione dhe propozime për përmirësimin e aftësisë paguese të Fondit dhe për forcimin e qëndrueshmërisë së sistemit të pensioneve.
Shefi i Misionit të FMN-së, Gigineishvili, theksoi se ata janë të fokusuar në gjendjen makroekonomike dhe monetare, si dhe në projeksionet përkatëse, duke analizuar pamjen e përgjithshme, pjesë e së cilës është edhe sistemi pensional.
Vlerësimet e FMN-së tregojnë se është e domosdoshme që të ndërmerren sa më shpejt masa për konsolidimin e sistemit pensional, duke marrë parasysh të gjitha sfidat. Ky është mesazhi që ata do t’ia përcjellin Qeverisë gjatë kësaj vizite.
Drejtori Memov dhe shefi i Misionit të FMN-së, Gigineishvili, u pajtuan se në periudhën e ardhshme kërkohet një veprim i koordinuar dhe serioz nga të gjithë palët e interesuara, përfshirë edhe Bankën Botërore, me qëllim ndërmarrjen e të gjitha hapave të nevojshme për sigurimin e një Fondi financiarisht stabil dhe të një sistemi pensional të qëndrueshëm në afat të gjatë.