Digjitalizimi i arkivit të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisl së Veriut ishte një nga temat kryesore të diskutimit gjatë takimit mes drejtorit të Fondit, z. Nikolla Memov, dhe Misionit të Bankës Botërore të udhëhequr nga Zoran Anushiq, që është pjesë e projektit SIAP dhe politikave pensionale.
U theksua se në periudhën e ardhshme do të intensifikohen aktivitetet për të realizuar digjitalizimin e arkivit deri në mes të vitit 2026, pasi ky proces ka rëndësi të veçantë për krijimin e një baze cilësore të dhënash për të siguruarit dhe do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit të punës së Fondit.
Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për statusin e njësisë aktuare që pritet të krijohet në periudhën e ardhshme, si dhe për aktivitetet e nevojshme për funksionalizimin e këtij procesi.
Drejtori Memov theksoi se në një afat të shkurtër, personat që kanë ndjekur pjesërisht trajnimet e nevojshme do të vazhdojnë me to dhe do të përfshihen në procesin e punës në Fond, me qëllim realizimin e projeksioneve dhe parashikimeve për zhvillimin e sistemit pensional në të ardhmen.