• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

Ekipimi dhe përmirësimi i kushteve të punës, tema e takimit të sotëm në Fondin e SPIM

Sot në Fondin e SPIM-së, drejtori i Fondit, Nikolla Memeov, mbajti një takim me udhëheqësit e filialeve dhe ekspoziturave të Fondit.

Drejtori Memeov theksoi se kjo praktikë e takimeve me udhëheqësit do të vazhdojë, me qëllim që problemet që shfaqen të zgjidhen shpejt dhe në mënyrë efikase, në mënyrë që të mos ketë vonesa apo probleme në funksionimin e Fondit.

Në takim, udhëheqësit e filialeve dhe ekspoziturave paraqitën nevojat për ekipim kadrovik.
U theksua se, pas aktiviteteve të ndërmarra nga udhëheqësia vitin e kaluar, situata me mungesën e kuadrit në disa filiale dhe ekspozitura është përmirësuar dhe procesi i punës zhvillohet pa pengesa.
Gjithashtu u vu në dukje se ka nevojë për punësime të reja, si për plotësimin e vendeve të lira të punës, ashtu edhe për faktin se këtë vit në disa filiale dhe ekspozitura disa të punësuar pritet të dalin në pension.

Drejtori Memov theksoi se, ashtu si vitin e kaluar, do të realizohen të gjitha aktivitetet e nevojshme për  ekipimin e filialeve dhe ekspoziturave.

“Qëllimi ynë është të kemi një Fond efikas dhe përdorues të kënaqur, dhe për këtë punojmë vazhdimisht”, tha Memov.

Ai shtoi se, përveç punësimit të personave të rinj, për këtë vit është parashikuar që një pjesë e të punësuarve të avanconohen. Kjo, siç theksoi ai, është në drejtim të realizimit të politikës së udhëheqësisë, punonjësit të cilët i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë profesionale dhe të rregullt, të shpërblehen për punën e tryre.

Në takim, gjithashtu u diskutua edhe për kushtet e punës në filiale dhe ekspozitura.
U theksua se në disa filiale ekzistojnë probleme të ndryshme, si instalimet elektrike, çatia, dritaret, si dhe vjetërsimi i tualeteve. Shumica e këtyre problemeve paraqiten për shkak të vjetërsisë së objekteve ku janë të vendosura filialet dhe ekspoziturat, si dhe faktit që mbi tridhjetë vjet nuk është kryer asnjë lloj rindërtimi.

Drejtori Memeov theksoi se vitin e kaluar janë rindërtuar filialet në Koçan dhe Kriva Pallankë, ndërsa në vijim është rindërtimi i filialës në Gjevgjeli. Paralelisht po rinovohen edhe shtëpitë e pensionistëve në Aerodrom dhe në Gjevgjeli.

“Qëllimi i këtij takimi është të përcaktojmë prioritetet dhe me mjetet që kemi në dispozicion për mirëmbajtje aktuale gjatë këtij viti të realizojmë sa më shumë që të mundemi për të përmirësuar kushtet e punës”, tha drejtori Memov.