• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

FONDI I SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOR I MAQEDONISË: VEPRA NGA MISIONI “LULJA E PAQES” E ARTISTIT BOTËROR ZHIVKO POPOVSKI – CVETIN TË DHURUARA FONDIT

Me rastin e 40 viteve krijimtari dhe 81 vite jetë, si dhe Ditës së Personave të Moshuar, më 1 Tetor, artisti i shquar, piktor dhe humanist, Zhivko Popovski – Cvetin i dhuroi Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë 15 vepra të tij – piktura për përdorim pa kompensim. Marrëveshja për dhurimin e pikturave u nënshkrua nga drejtori i Fondit, Nikolla Memov dhe piktori Popovski.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, drejtori i Fondit, Memov, tha se është nder i veçantë që veprat e këtij artisti tonë dhe botëror do të zbukurojnë hapësirat e Fondit.

“Duhet të jemi krenarë që në Maqedoni kemi një artist që me misionin e tij fisnik, ‘Lulja e Paqes’, pasuron trashëgiminë kulturore të vendit tonë dhe kontribuon që emri i saj të përmendet, përmes veprave të tij, kudo në botë. Akoma më e madhe është krenaria që t’i kemi veprat e tij tek ne në Fond, kur dihet që Zhivko Popovski – Cvetin ka qenë kandidat për Çmimin Nobel për Paqe dhe me misionin dhe punën e tij nxit ndjenjat fisnike tek njerëzit dhe tregon se marrëdhëniet në botë duhet të bazohen në paqe, bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë”, tha Memov.

Artisti dhe paqebërësi, Zhivko Popovski – Cvetin, theksoi se është shumë i kënaqur që drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, ka treguar interes për veprat e tij dhe ka shprehur dëshirën që ato të ekspozohen në hapësirat e Fondit.

“Bukuria e krijimit qëndron në faktin që mund të pasurojë njerëzit dhe të kontribuojë që ata ta shohin botën nga një kënd tjetër, plot mirëkuptim, dashuri dhe respekt për të ndryshmen”, shtoi Zhivko Popovski – Cvetin.

Zhivko Popovski – Cvetin është artist, piktor dhe humanist, kandidat për Çmimin Nobel për Paqe. Ka lindur më 2 tetor 1944 në fshatin Brezovë. Ka diplomuar në Fakultetin e Bujqësisë në Beograd. Ka punuar si gazetar dhe redaktor, ka qenë drejtor, këshilltar dhe udhëheqës në institucione shtetërore, si dhe kryetar i Kryqit të Kuq të Maqedonisë.

Cvetin është i njohur dhe i respektuar si artist në Maqedoni dhe në botë, veçanërisht me misionin e tij “Lulja e Paqes”, dhe ka realizuar mbi 300 ekspozita në vendin tonë dhe ish-republikat jugosllave, si dhe në Suedi, Poloni, Gjermani, Itali, SHBA, Kanada, Rumani, Turqi, Bullgari dhe vende të tjera në botë. Në vitin 2015 ka krijuar një pikturë me gjatësi një mijë e një metra.

Veprat e tij gjenden edhe në 14 pulla postare shtesë, në mbi 50 kopertina librash me poezi, në kalendarë.

Zhivko Popovski – Cvetin në punën dhe krijimtarinë e tij katër dekadëshe ka dhuruar mbi 70 mijë piktura që gjenden në shtëpitë e presidentëve të shteteve, parlamentarëve, artistëve, poetëve, muzikantëve, sportistëve, si dhe në shumë institucione në Maqedoni dhe në botë.