Këshilli Drejtues i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor mbajti seancën e tij të tridhjetë e dytë.
Drejtori i Fondit, Nikolla Memov, i informoi anëtarët e Këshillit Drejtues për aktivitetet e realizuara nga seanca e mëparshme. Ai tha se aktivitetet e parapara të Fondit zhvillohen sipas planeve, duke theksuar se procesi i digjitalizimit të arkivit zhvillohet pa pengesa në kuadër të projektit SIAP dhe pritet të përfundojë deri më 30 qershor të këtij viti.
Memov informoi gjithashtu se gjendja me zgjidhjen e lëndëve është përmirësuar, veçanërisht në Komisionet për vlerësimin e aftësisë, dhe se numri i tyre është zvogëluar.
Këshilli Drejtues e miratoi Llogarinë Përfundimtare të Fondit për vitin 2025. Drejtoresha e Sektorit të Financave, Fatime Nexhipi, tha se nga të dhënat e paraqitura në Llogarinë Përfundimtare rezulton se Fondi i ka përmbushur me kohë dhe plotësisht të gjitha detyrimet gjatë vitit 2025. Ajo shtoi se të hyrat dhe shpenzimet janë të balancuara dhe janë në pajtim me parametrat e paraparë.
Anëtarja e Këshillit Drejtues, Stanka Trajkova, tha se nga Llogaria Përfundimtare shihet se veprimtaria financiare e Fondit është pozitive, gjë që paraqet rezultat të kënaqshëm.
Në seancë, Këshilli Drejtues shqyrtoi gjithashtu Informacionin për gjendjen me pagesën e qirasë për hapësirat banesore të lëshuara në përdorim në shtëpitë e pensionistëve për periudhën 01.01–31.12.2025, si dhe Informacionin për gjendjen e pagesës të qirasë për hapësirat afariste të lëshuara në shtëpitë e banimit dhe klubet e ditës të pensionistëve për të njëjtën periudhë.
Drejtori i Sektorit për resurse njerëzore, çështje juridike dhe të përgjithshme, Vllatko Gjurovski, tha se pagesa e qirave për hapësirat banesore zhvillohet pa pengesa, sepse kryhet përmes mbajtjes nga pensioni i shfrytëzuesve. Ndërsa për hapësirat afariste, ai shtoi se në dy raste janë shkelur dispozitat e Marrëveshjes së Qirasë dhe kontratat janë ndërprerë. Gjurovski theksoi se këto hapësira do të jepen në ankand për qira pasi të bëhet vlerësimi i çmimit për metër katror.
Këshilli Drejtues shqyrtoi edhe Informacionin për të drejtat e realizuara nga sistemi pensional dyshtyllësh, si dhe Informacionin për përcaktimin e stazhit të sigurimit – “blerja e stazhit” për vitin 2025.
Drejtoresha e Sektorit për realizimin e të drejtave nga SPI, Biljana Stojanova, informoi se në shtyllën e dytë ka 410.602 të siguruar aktivë. Sipas evidencës së Fondit, deri më tani 130 të siguruar kanë realizuar të drejtën e pensionit të pleqërisë me pagesë nga sistemi pensional dyshtyllësh. Nga ta, 57 shfrytëzues që kanë shpenzuar mjetet nga llogaria individuale marrin pension minimal nga Fondi.
Sa i përket blerjes së stazhit, Stojanova tha se interesi nuk është zvogëluar dhe në vitin 2025 janë paraqitur 840 kërkesa. Për 791 kërkesa është sjellë vendim pozitiv, për 21 negativ, ndërsa 11 lëndë janë në procedurë zgjidhjeje. Ajo shtoi se mbi këtë bazë, deri më 31.12.2025, Fondi ka arkëtuar 4 miliardë 222 milionë 217 mijë e 2 denarë.