• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

Këshilli drejtues i Fondit TË sigurimit pensional dhe invalidor miratoi Raportin gjashtëmujor mbi punën e Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut në vitin 2025

Këshilli Drejtues i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut mbajti seancën e 21 – të në të cilën u miratua Raporti gjashtëmujor mbi punën e Fondit në vitin 2025.

Kryetarja e Këshillit Drejtues Jasmina Vukiçeviq tha se Raporti pasqyron punën e Fondit gjatë periudhës së caktuar. Ajo shtoi se pret që në periudhën e ardhshme të vazhdohet me arritjet e qëllimeve të  përcaktuara dhe të realizohet plotësisht Plani mbi punën e Fondit për vitin 2025.

Drejtori i Fondit, Nikolla Memov, tha se qëllimi kryesor në punën e Fondit është pagesa në kohë e pensioneve, e cila bëhet, si dhe përpunimi i lëndëve brenda afateve të përcaktuara ligjore. Me këtë, ai shtoi gjithashtu se shërbimet që janë në kompetencë të Fondit do t ‘u ofrohen qytetarëve në kohën e duhur dhe nuk do të ketë vonesa në punë.

Drejtoresha në Sektorin e Financave të Fondit, Fatime Nexhipi, para anëtarëve të Këshillit Drejtues sqaroi Raportin gjashtëmujor dhe tha se në gjashtë muajt e fundit Fondi ka funksionuar me të ardhura dhe shpenzime të balancuara, ndërsa pensionet janë paguar në kohën e duhur. Ajo tha se në periudhën e nënvizuar, të ardhurat totale të realizuara në periudhën janar – qershor në vitin 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 janë më të larta për 12,94 për qind, përderisa shpenzimet totale në periudhën janar – qershor të vitit 2025 arrijnë në 64.741,63 milionë denarë dhe krahasuar me shpenzimet në të njëjtën periudhë të vitit 2024 janë më të larta për 13,88 për qind. Nexhipi, shtoi se numri i përfituesve të pensioneve është rritur për 1748 persona, ndërsa për ndihmë pas vdekjes, Fondi ka paguar mjete në shumë prej 286.458.780 denarë për familjet e 8.192 përfituesve të vdekur të pensioneve.

Këshilli Drejtues i Fondit në seancë miratoi dhe Propozim-Vendimin për autorizimin e personave për nënshkrimin e plotëfuqishëm dhe të disponuarit me mjetet në xhiro – llogaritë e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, si dhe Propozim-Vendimin  për miratimin e Raportit për shpenzimet e mallrave të luajtshme.

Në seancë u shqyrtuan edhe informacione të tjera në kompetencë të Këshillit Drejtues.