• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

Nënshkruhet Aneksi i Protokollit për shkëmbimin e të dhënave mes Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Fondit të SPIM

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, dhe drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, m-r Elena Petrova, sot nënshkruan Aneksin e Protokollit për shkëmbimin e të dhënave.

Me këtë Aneks plotësohet Protokolli dhe rregullohet më tej shkëmbimi i të dhënave mes dy institucioneve.

“Supozoj se bashkëpunimi mes institucioneve tona është në nivel të kënaqshëm. Nënshkrimi i Aneksit do të kontribuojë në shkëmbimin më të mirë të të dhënave dhe do të mundësojë realizimin më të lehtë të të drejtave nga SPI”, tha Drejtori i Fondit, Nikolla Memov. Ai shtoi se çdo hap që kontribuon në përmirësimin e realizimit të të drejtave nga SPI është për t’u përshëndetur.

“Me këtë Aneks do të kontribuohet që bashkëpunimi mes Drejtorisë dhe Fondit të jetë edhe më i mirë dhe më i saktë”, tha drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, m-r Elena Petrova. Ajo theksoi se është me rëndësi të madhe shkëmbimi i përvojave dhe takimet e vazhdueshme për të zgjidhur problemet që paraqiten në punën e përditshme, me ç’rast do të kontribuohet në realizimin më të mirë të kompetencave.

Në takim u diskutuan edhe çështje të tjera me interes për të dy institucionet.