• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

Nuk ka nevojë për skenarë apokaliptikë. Pagesa e pensioneve nuk është e rrezikuar dhe do të vazhdojë çdo datë 1 të muajit – thekson drejtori i Fondit të SPIM-së, Nikolla Memov në emisionin “Tema e Ditës” në “Televizionin Sitel”.

Drejtori i Fondit të SPIM-së, Nikolla Memov ishte i ftuar në “Tema e Ditës” në TV Sitel, ku iu përgjigj disa pyetjeve aktuale lidhur me pensionet, pagesën e tyre dhe gjendjen financiare të Fondit.

I pyetur nëse ka problem me pagesën e pensioneve për muajin nëntor, drejtori i Fondit Memov tha se pensionistët duhet të jenë të qetë, pasi në buxhet janë siguruar mjetet për pagesën e tyre.

“Buxheti i Fondit për vitin 2026 është projektuar në 151 miliardë denarë. Nga këto, 117 miliardë denarë janë parashikuar për pagesën e pensioneve, përfshirë sigurimin shëndetësor të pensionistëve dhe shpenzimet tranzitore drejt shoqërive pensionale të shtyllës së dytë. Nuk ka absolutisht asnjë arsye për shqetësim se ka mungesë fondesh për pagesën e pensioneve”, shtoi ai.

Memov theksoi se ekziston rregullore ligjore që garanton pagesën e pensioneve dhe shtoi:

“Është e pakuptimtë promovimi i skenarëve apokaliptikë nga ana e LSDM, se sistemi pensional do të shembet ose nuk do të ketë mjete për pagesën e pensioneve. Kjo është një përpjekje LSDM për të gjetur motiv politik për rikthim në skenën politike duke prekur tema të ndjeshme si pensionistët, si një nga kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve në vend. Dhe ja ku mohimi arriti praktikisht brenda një dite. Dyshime u shprehën në lidhje me pagesën e pensioneve në foltoren parlamentare. Pastaj kryetari i LSDM-së mbajti një konferencë për shtyp, ku e përsëriti atë skenar apokaliptik. Një gjë është e qartë, për sa kohë që ekziston shteti, do të ketë pagesë të pensioneve dhe këtë e garanton shteti, përkatësisht qeveria. Kjo është përcaktuar në nenin 241 të Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor të vitit 2005, i cili thotë: “Mungesa e mjeteve në sigurimin e detyrueshëm pensional dhe invalidor bazuar në solidaritetin e gjeneratave, që ndodhi për shkak të futjes së sigurimit të detyrueshëm pensional me financim kapital, do të sigurohet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë.”

E vërteta është se, për sa kohë ekziston shteti, do të ekzistojë edhe pagesa e pensioneve, e garantuar nga qeveria. Kjo është e përcaktuar në nenin 241 të Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor nga viti 2005, ku thuhet: ‘Mungesa e mjeteve në sigurimin pensional dhe invalidor do të mbulohet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë’. Ky deficit është i projektuar, pasi një e treta e mjeteve nga kontributet shkon në shtyllën e dytë, që është investim i qeverisë për 20 vitet e fundit. Kujtojmë se mbi 650 mijë të siguaruar në vend në llogaritë e tyre personale në tre shoqëritë kanë mbi tre miliardë euro, të cilat investohen çdo ditë nën kontrollin e qeverisë përmes agjencisë MAPAS.”

Memov foli edhe për strategjinë afatgjatë për qëndrueshmërinë e Fondit:

“Rritja e pensioneve dhe stabiliteti i sistemit pensional është prioritet i qeverisë, gjë që shihet nga buxheti. Mbi gjysmën e të ardhurave janë parashikuar për Fondin – 151 miliardë denarë. Transferet prej 62 miliardë denarësh për pagesën e pensioneve, sigurimin shëndetësor dhe shpenzimet tranzitore e garantojnë funksionimin e sistemit. Rritja e pensioneve nga shtatori 2024 deri në nëntor 2025 është 6.000 denarë, që paraqet një rritje prej 29,6%. Një rritje e tillë nuk ka ndodhur në 20 vitet e fundit.”

I pyetur nëse shteti ka një strategji për ruajtjen e gjendjes së Fondit në planin afatgjatë dhe çfarë duhet bërë, Memov tha:

“Rritja e pensioneve dhe sistemi pensional është prioritet kryesor i qeverisë, gjë që shihet nëpërmjet buxhetit. Më shumë se gjysma e të ardhurave buxhetore janë të destinuara për Fondin, 151 miliardë denarë. Ndarja prej 62 miliardë denarësh, si transferta ndaj SPIM-së për pagesën e pensioneve,  sigurimin shëndetësor dhe kostot e tranzicionit për shoqëritë e pensioneve në shtyllën e dytë, praktikisht siguron funksionimin e sistemit pensional. Rritja e pensioneve për këto 14 muaj, nga shtatori 2024 deri në nëntor 2025, rritja nominale prej 6,000 denarësh do të thotë një rritje prej 29.6%. Deri më tani, në njëzet ose më shumë vitet e fundit, nuk kemi pasur një rritje të tillë të pensioneve për një periudhë kaq të shkurtër. Qëndrueshmëria e sistemit pensional nuk mund të shihet si një sistem i izoluar. Shteti mbështetet në pesë shtylla themelore. Këto janë sistemi politik, sistemi ekonomik, sistemi i sigurisë, sistemi shëndetësor dhe sistemi pensional. Sistemi shëndetësor mbulon të gjithë qytetarët e vendit, ndërsa sistemi pensional mbulon dy të tretat e qytetarëve në vend dhe gjysmën e buxhetit që shpenzohet në vend. Nuk mund të ketë stabilizim të njërës prej këtyre shtyllave pa pasoja te të tjerat. Si ilustrim, nuk mund të rrisësh normën e kontributit për sigurimin pensional dhe invalidor pa konsultim dhe koordinim me sistemin ekonomik, pra sektorin e biznesit real dhe odat e tregtisë.

I pyetur përt mendimin e tij lidhur me rritjen e moshës për dalje në pension, për të cilën diskutohet vazhdimisht, drejtori i Fondit, Memov, u përgjigj:

“E kam thënë shumë herë, dhe ky është edhe qëndrimi i qeverisë. Përdorimi mesatar i pensioneve në Republikën e Maqedonisë është 11 vjet. Diku deri në 75 vjet është mesatarja e përdorimit të pensioneve. Nëse kjo mesatare rritet në 67 vjet, përdorimi i pensionit do të jetë midis pesë dhe shtatë vjetësh, gjë që bën absurd ekzistencën e sistemit pensional. Prandaj, qëndrimi i qeverisë ka qënë që ky propozim, i cili vazhdimisht vjen nga Banka Botërore, FMN për rritjen e kufirit të moshës, për rritjen e normës së kontributeve, të mos pranohet nga qeveria dhe të mos jetë pjesë e Strategjisë Fiskale për periudhën 2025-2029”.

I pyetur nëse ka keqpërdorime në përdorimin e pensioneve dhe ushtrimin e të drejtave dhe nëse kanë bërë një analizë për këtë, Memov tha:

“Me keqardhje mund të them se Fondi i SPIM-së për 20 vite është lënë në mëshirën e kohës nga ana e LSDM dhe BDI. Jo nga aspekti i pagesës së pensioneve, e cila asnjëherë nuk është vënë në dyshim, sepse kontrollohet nga Ministria e Financave, pra nga qeveria. Funksionaliteti tjetër që është themelor për Fondin, që është realizimi i të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor, lëshimi i vendimeve për pensione të pleqërisë, pensione invalidore, për orar të shkurtuar pune, pensione bujqësore, ushtarake dhe të tjera, u soll në një situatë për të cilën mund të them me përgjegjësi se, po të kishte vazhduar edhe disa vite mungesa e çdo përgjegjësie për funksionimin e Fondit, do të ishte çuar drejt kolapsit. Na u deshën përpjekje të jashtëzakonshme gjatë katër tremujorëve të fundit për të stabilizuar strukturën kadrovike të Fondit. Madje, u vu në pikëpyetje edhe realizimi minimal i funksioneve në filialet e Fondit në të gjithë Maqedoninë.”

I pyetur për detajet rreth asaj situate, Memov theksoi:

“Konkrektisht, ishte krijuar një disbalanc në strukturën e të punësuarve. Në filialet në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër e të tjera, ishin të mbushura me mbi 95% të vendeve të punës sipas sistematizimit, ndërsa në filialet në Manastir, Prilep, Gjevgjeli, Strumicë, Kavadar, kishte vetëm pesë të punësuar. Edhe atje u vu në pikëpyetje funksionimi.”

Në lidhje me faktin nëse ka keqpërdorime me pensionet për persona të ndjerë dhe mashtrime të tjera, drejtori i Fondit, Memov, tha:

“Për këtë çështje janë hapur procedura në policinë financiare dhe pres që në periudhën e ardhshme organet e ndjekjes ta kryejnë punën e tyre dhe të dalin me detaje në publik. Ndërsa, nëse më pyesni për keqpërdorimet në pensionet invalidore, që nga muaji shtator i vitit të kaluar kemi forcuar kapacitetet e komisioneve, kemi angazhuar pesë mjekë specialistë shtesë dhe tani çështjet zgjidhen në mënyrë të rregullt, pa pritje me muaj, duke e përjashtuar plotësisht mundësinë e korrupsionit. Mjekët po e kryejnë punën e tyre si duhet. Këtu, keqpërdorimet në të kaluarën vinin nga mjekët specialistë nga Qendra Klinike dhe spitale të tjera private, të cilët siguronin dokumentacionin e nevojshëm.”

I pyetur për qëndrimin ndaj nismave para Gjykatës Kushtetuese, Memov u përgjigj:

“Është e vërtetë që ka dy nisma, të cilat janë të ndryshme. Njëra ka të bëjë me shfuqizimin e rritjes lineare, pra harmonizimin e pensioneve, që deri sot është, siç kemi thënë, nominalisht 6000 denarë. Ndërsa e dyta ka të bëjë me shfuqizimin e dispozitës që kjo rritje dhe harmonizim i pensioneve të mos vlejë për personat që nuk janë rezidentë në Maqedoni, pra për përfituesit që e marrin pensionin në banka të huaja. Tani, si drejtor i këtij institucioni kam dhënë argumentet e mia pro dhe kundër në një bisedë joformale me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese para disa kohësh. Unë besoj se rritja lineare është e saktë dhe e drejtë. Për çfarë arsyesh? Të gjitha dilemat dhe dallimet për atë se kush sa ka paguar kontribute në Fondin Pensional përfundojnë në momentin kur lëshohet vendimi për pension. Nëse ju keni paguar më shumë kontribute, keni pension më të lartë, unë kam paguar më pak kontribute, kam pension më të ulët. Në publik, disa politikanë e trajtojnë Fondin si shoqëri aksionare. Absolutisht nuk është kështu. Sistemi pensional në Maqedoni është social-solidar. Nuk mund të pritet që ndonjëri prej nesh të ketë aksione në Fond sipas kontributeve që ka paguar gjatë karrierës dhe që më vonë, kur vjen koha për harmonizim ose rritje të pensioneve, t’i takojë një dividendë ose fitim proporcional nga ato pagesa. Jo, koncepti social-solidar nënkupton që me ditën që merret vendimi përcaktohet shuma e pensionit. Dhe këtu përfundojnë dallimet sipas kontributeve të paguara. Këto harmonizime dhe rritje që i bën qeveria paguhen nga të gjithë të siguruarit, pra nga të gjithë tatimpaguesit në Maqedoni, dhe kanë për qëllim zbutjen e kostove të jetesës dhe rritjen e pagave në Maqedoni.”

I pyetur nëse qeveria ka një strategji nëse Gjykata Kushtetuese heq rritjen lineare dhe harmonizimin  e pensioneve, Memov sqaroi:

“Fondi i SPIM-së, që ne jemi një institucion që është një instrument për zbatimin e politikave të qeverisë. Le të presim që Gjykata Kushtetuese të marrë vendimet, cilatdo qofshin ato. Qeveria do të jetë e obliguar nga Gjykata Kushtetuese për zbatimin e atyre vendimeve dhe ne do t’i ndjekim rekomandimet e qeverisë.”