Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut zhvilloi një aksion për dezinfektimin e hapësirave në ndërtesën e Fondit, në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e Fondit të SPIMV-së si dhe në shtëpitë e pensionistëve.
Fondi për sigurim pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut lajmëron qytetarët se per shkak të masave për parandalimin e shfaqjes, zbulimin e hershëm, parandalimin e përhapjes dhe parandalimin e infeksionit të virusit korona Komisioni invalidor pranë Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut nuk do të realizojë kontrollime mjekësore deri më datë 24 Mars të vitit 2020.
Avancimi i procedurës për grumbullimin e të dhënave mbi stazhin e sigurimit dhe pagave (fletëparaqitje M4)
Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut në kuadër të kompetencave të tij krijon dhe udhëheq evidencë të të dhënave mbi stazhin e sigurimit dhe pagave (fletëparaqitje M4) të cilat janë kusht për realizimin e të drejtës së pensionit dhe përllogaritjen e shumës së pensionit.