• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

PENSIONET VAZHDOJNË TË PAGUHEN NË FILLIM TË MUAJIT, KTHEHET MËNYRA E RREGULLT E PAGESËS SI PARA PANDEMISË

Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut njofton pensionistët se, me pagesën e pensionit për muajin gusht rikthehet mënyra e rregullt e pagesës në vend të pagesës së parakohshme të pensionit të vendosur për shkak të shpalljes së pandemisë në vend dhe masave të marra për mbrojtje nga virusi korona.

Në kuadër të rekomandimeve dhe masave për parandalimin dhe përhapjen e virusit në mesin e pensionistëve si grupmosha më e rrezikuar, me qëllim të zvogëlimit të mbingarkesës para bankave dhe mundësive për rrezikimin e shëndetit personal dhe publik, Fondi i SPIMV-së, në bashkëpunim me bankat afariste, kryente pagesën e parakohshme  të pensioneve në katër grupe.

Për shkak përfundimit të pandemisë, bankat afariste nëpërmjet Shoqatës së Bankave të Maqedonisë (SHBM) po ndërpresin bashkëpunimin e mëparshëm të pagesës së parakohshme të pensioneve, me çka pensionet do të paguhen më datë 1 të muajit, drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit.