• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

“Stabilizimi i sistemit pensional kërkon aktivitet të koordinuar nga disa faktorë në vend”, deklaroi drejtori i Fondit të SPIM-së, Nikolla Memov.

Drejtori i Fondit të SPIM-së, Nikolla Memov, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Sistemi i  qëndrueshëm pensional – dy dekada progres”, të organizuar nga Asociacioni i Shoqërive për Menaxhimin e Fondeve Pensionale në Maqedoninë e Veriut.

Në fjalimin e tij, Memov theksoi se reforma e sistemit pensional ka kontribuar ndjeshëm në përmirësimin e gjendjes, por sfida ende mbeten.

“Një nga sfidat më të mëdha është deficiti në buxhetin e Fondit, i cili vazhdon prej vitesh dhe është rezultat i disa faktorëve, ndër të cilët numri i pamjaftueshëm i të siguruarve krahasuar me numrin gjithnjë e më të madh të pensionistëve, ndarja e kontributeve për SPI për shtyllën e dytë, si dhe kontributi për sigurimin shëndetësor të pensionistëve, që bie nën barrën e Fondit”, tha ai.

Memov theksoi se sfida të tjera që do të kenë ndikim gjithnjë e më të madh në periudhën e ardhshme janë plakja e popullsisë dhe zvogëlimi i popullsisë aktive për shkak të natalitetit të ulët me të cilin përballet shteti, si dhe emigrimi, veçanërisht i të rinjve.

Drejtori i Fondit të SPIM-së, Memov, nënvizoi se masa e parë dhe themelore për konsolidimin e gjendjes financiare të sistemit pensional është rritja ekonomike e vendit dhe hapja e vendeve të reja të punës. Ai tha se është e pamundur konsolidimi vetëm i një segmenti, pra vetëm i sistemit pensional,  është e nevojshme të shikohet pamja e madhe, sepse sistemet janë të ndërlidhura dhe varen nga njëra-tjetra.
“Shteti mbështetet në disa shtylla themelore:

  1. Sistemi politik (gjyqësor dhe administrata shtetërore, sistemi shëndetësor, arsimi etj.)
  2. Sistemi i sigurisë (ushtria dhe policia)
  3. Sistemi ekonomik (sektori privat, sektori real, sistemi bankar)
  4. Sistemi pensional (i cili përfshin pothuajse gjysmën e të ardhurave në buxhet dhe 2/3 e popullsisë)

Të gjitha këto shtylla janë të ndërlidhura dhe kërkojnë konsolidim të ndërsjellë”, theksoi Memov.

Si masë të dytë për konsolidim, ai përmendi sigurimin e mjeteve përmes të ardhurave pasive reale.
Memov shpjegoi se me reformën dhe futjen e shtyllës së dytë është aktualizuar koncepti i të ardhurave pasive për financimin e sistemit pensional, ku shoqëritë pensionale marrin rolin e investitorëve dhe shumëzuesve të parave, por kanë kufizime ligjore, sipas modelit të Bankës Botërore, se ku dhe në çfarë përqindje mund të investojnë.

“Besoj se është e nevojshme të mendohet për ndryshime ligjore me të cilat shoqëritë pensionale do të mund të investojnë deri në 50 % të mjeteve nga shtylla e dytë në bursat e huaja, por me mekanizma mbrojtës dhe rrezik të shkallëzuar gjatë investimit. Gjithashtu, si një variant tjetër, mund të mendohet për investimin e mjeteve të akumuluara nga shteti në aksione dhe pjesë në kompani që realizojnë fitim real, siç bëhet në disa vende të Evropës”, theksoi Memov dhe shtoi se Fondi në periudhën e kaluar ka dorëzuar në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë masa afatshkurtra dhe afatmesme për përmirësimin e situatës financiare, siç janë: mundësia për pagesën e kontributit për SPI nga persona fizikë që nuk janë në marrëdhënie të rregullt pune, por realizojnë të ardhura; vazhdimi i marrëdhënies së punës në bazë vullnetare pas mbushjes së moshës 64 vjeç për të gjithë të punësuarit në sektorin privat; rritja graduale e shkallës së kontributit për SPI me 0,3 % çdo vit deri në vitin 2030 dhe pagesa e kontributeve për personat e angazhuar me kontratë pune në sektorin publik.

Memov theksoi se reforma e sistemit pensional ka përmirësuar mbledhjen e kontributeve, duke  parandaluar situatën e viteve ’90, kur për një numër të madh të punësuarve nuk paguheshin kontributet për sigurimin pensional dhe sot ata kanë problem në realizimin e së drejtës për pension dhe rregullimin e stazhit, ndërsa me futjen e shtyllës së dytë, të siguruarit kanë mjetet e tyre personale për pension të cilat shumëzohen, kanë qasje transparente në to dhe siguri më të madhe në realizimin e së drejtës për pension dhe pagesën e tij.

“Sistemi pensional edhe sot, pas 20 vitesh nga reforma, përballet me sfida për të cilat duhet të gjejmë zgjidhje. Me aktivitetin e koordinuar të Qeverisë, Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, shoqërive pensionale, MAPAS, Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, në periudhën që vjen ne mund ndërmarrim hapa shtesë dhe të kontribuojmë në stabilizimin e sistemit pensional. Duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të veprojmë së bashku për një të ardhme më të mirë për të siguruarit dhe pensionistët e ardhshëm. Në këtë drejtim, Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor do të vazhdojë të analizojë gjendjen, do të propozojë zgjidhje për realizimin e qëllimit të pagesës së rregullt dhe rritje të pensioneve, të siguruar e pensionistë të kënaqur çdo datë 1 të muajit”, tha drejtori i Fondit të SPIM-së, Nikolla Memov, në fjalimin e tij në Konferencën Ndërkombëtare “Sistemi i  qëndrueshëm pensional – dy dekada progres”, të organizuar nga Asociacioni i Shoqërive për Menaxhimin e Fondeve Pensionale në Maqedoninë e Veriut.