• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

U MBAJT SEANCA E KËSHILLIT DREJTUES

Më 23 nëntor të këtij viti u mbajt Seanca e nëntëdhjetë e dytë e Këshillit drejtues të Fondit të SPIMV-së.

Në seancë anëtarët e KD-së miratuan Vendimin mbi emërimin e Komisioneve për regjistrimin e pronës së Fondit të SPIMV-së dhe shtëpive të jetesës si objekte të veçanta ndërtimi dhe klubet për pushim dhe rekreacion të shfrytëzuesve të pensionit me të cilat menaxhon Fondi, me gjendje më 31 dhjetor të vitit 2023.

Gjithashtu, Këshilli drejtues i Fondit miratoi Informacionin mbi rezultatet e zbatimit të aktiviteteve në pjesën e regjistrimit të të dhënave, sipas të cilit që nga nëntori i këtij viti në evidencën elektronike të Fondit janë regjistruar dhe gjeneruar gjithsej 254.913 fletëparaqitje mbi stazhin e sigurimit dhe pagave.

Këshilli drejtues i Fondit në këtë seancë miratoi edhe Informacionin mbi numrin e shfrytëzuesve të pensionit që ishin anëtarë në shtyllën e dytë pensionale. Sipas evidencës që udhëheq Fondi për shfrytëzuesit e pensionit, në tetor të vitit 2023 janë regjistruar gjithsej 85 shfrytëzues të pensionit të pleqërisë të cilët më parë ishin anëtarë në shtyllën e dytë pensionale, me çrast 41  shfrytëzuesve u është paguar shuma më e ulët e pensionit, ndërsa për 44 shfrytëzuesit e tjerë ende paguhet shumë ligjore e pensionit në pajtim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor.