Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë, Nikolla Memov, zhvilloi një takim pune në Podgoricë me drejtorin e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Malit të Zi, Vlladimir Drobnjak.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e dy fondeve diskutuan mbi zbatimin e deritanishëm të Marrëveshjes për Shkëmbimin Elektronik të të Dhënave dhe për Protokollin Teknik të zbatimit të saj, si dhe hapat që duhet ndërmarrë në të ardhmen për përmirësimin e bashkëpunimit.
“Jemi shumë të kënaqur që bashkëpunimi me Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë është i shkëlqyer dhe kontribuon në realizimin më të mirë të të drejtave në këtë fushë”, tha drejtori i fondit malazez, Vlladimir Drobnjak. Ai shtoi se takimi është një mundësi për të vlerësuar rezultatet e deritanishme dhe për të identifikuar fushat se ku mund të bëhen përmirësime. Drobnjak informoi gjithashtu se pas reformës fiskale të zbatuar në Mal të Zi, deficiti i fondit të tyre është 57,9% dhe mbulohet me transferta nga buxheti qendror, ndërsa pensionet janë rritur me 12,34% gjatë periudhës së fundit.
“Është mirë që, në interes të thellimit të bashkëpunimit me Fondin e Malit të Zi, të shqyrtojmë situatën dhe të biem dakord për hapat e mëtejshëm për përmirësimin e saj”, tha drejtori i Fondit të SPIM-së, Nikolla Memov. Ai informoi se nga shtatori 2024 e deri më tani, pensionet janë rritur me 29,6 %, që do të thotë se për pensionistët janë ndarë gati 500 milionë euro më shumë.
Zëvendësdrejtoresha për realizimin e të drejtave në fondin malazez, Millka Vranesh, njoftoi se nga 1 janari 2026 zbatimi i Marrëveshjes me Maqedoninë, si dhe atyre të lidhura me Federatën e Bosnjë-Hercegovinës dhe Republikën e Serbisë, do të jetë në kompetencë të seksioneve rajonale.
Drejtoresha e sektorit për të drejta në Fondin e SPI- së, Biljana Stojanova, informoi se është bërë një ndryshim në nenin 127 të Ligjit për SPI, me të cilin futet kompetenca vendore, pra kërkesa për pension mund të paraqitet në vendbanimin e aplikuesit, dhe jo si më parë, aty ku ka qenë punësimi i fundit.
Drejtori i sektorit të IT-së në Fondin e SPIM-së, Nehat Mustafa, theksoi se zbatimi i Marrëveshjes për shkëmbimin elektronik të të dhënave po zhvillohet sipas planit të përcaktuar, ndërsa problemet teknike të vogla po zgjidhen me sukses në bashkëpunim me Fondin malazez.
Në takim u konkludua se, për të përmirësuar efikasitetin, është e domosdoshme të merret një deklaratë nga aplikuesit ku të specifikohet ku dhe në cilën periudhë kanë punuar, në raste kur nuk kanë librezë pune.
Marrëveshja për shkëmbimin elektronik të të dhënave u nënshkrua në shkurt të këtij viti në Shkup, dhe qëllimi i saj është të kontribuojë në përmirësimin e realizimit të të drejtave të pensionistëve në të dyja shtetet. Marrëveshja parashikon shkëmbimin elektronik të të dhënave për faktin e vdekjes së përfituesve të të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor, si dhe rregullon qëllimin, mënyrën e shkëmbimit, përmbajtjen dhe llojin e të dhënave që shkëmbehen, menaxhimin e tyre dhe mbrojtjen e tyre.