• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

Për ne

Sigurimi pensional dhe invalidor, si pjesë e sigurimit social, ka historinë e vet të zhvillimit. Sistemi pensional në teritorin e Republikës së Maqedonisë ekziston prej më shumë se 60 vitesh, dhe të gjitha ndryshimet më të rëndësishme, në përgjithësi, kanë reflektuar lidhjet ekonomike në këtë formë sigurim.

Prej 1 janari 1994, Republika e Maqedonisë, për herë të parë në mënyrë të pavarur dhe autonome, me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, rregulloi marrëdhëniet në këtë fushë. Ndryshimet më të rëndësishme të këtij ligji u bënë në vitet 1995, 1996, 1997 dhe 2000. Me ndryshimin e fundit të ligjit u vendosën bazat e financimit kapital të sigurimit pensional dhe invalidor.

Prej 1 janari 2006, në Republikën e Maqedonisë, filloi implementimi i sistemit të reformuar pensional, si një segment i rëndësishëm i politikës sociale të shtetit. Në sistemin e reformuar, vend kyç ka Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor (SPIM), i cili, në një procedurë të vetme, thërret, kontrollon dhe kryen transferin e kontributeve për sigurimin pensional dhe invalidor në llogaritë personale të siguruesve në fondet private pensionale, realizon të drejtën për sigurim pensional dhe invalidor, si dhe zbaton marrëveshjet ndërkombëtare për sigurim social.

map-mp

Zbatimi i sigurimit pensional dhe invalidor

Sistemi i sigurimit pensional dhe invalidor në Maqedoni realizohet përmes Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, i cili që nga viti 1991 është pasardhës i ish-Bashkësisë për Vetqeverisje të Interesit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor në Maqedoni. Me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor në mënyrë të vetme janë rregulluar të gjitha të drejtat e sigurimit pensional dhe invalidor për të gjithë të siguruarit. Administrata, financat, si dhe punët e tjera administrative që lidhen me realizimin e sigurimit pensional dhe invalidor në territorin e Republikës së Maqedonisë, kryhen nga Sektori Profesional i FonditN në bashkëpunim me Qendrën për Komunikim dhe njësitë rajonale.
Selia e Fondit ndodhet në Shkup.

Aktivitetet e Fondit

Në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor zbatohet politika e zhvillimit të sigurimit pensional dhe invalidor, përcillen gjendjet, merren masa për përmirësimin e sistemit dhe për shfrytëzimin efikas të mjeteve të nevojshme për realizimin e të drejtave nga sigurimi pensional invalidor, vendosen të drejtat në realizimin e pensionit të pleqërisë, invalidor dhe familjar, shpërndarje në vend tjetër përkatës, punë adekuate, rehabilitim profesional, kompensim në të holla, kompensim për dëmtim fizik, pagesë të pensioneve në vlerë më të ulët ose më të lartë, si dhe realizimin e të drejtave të tjera nga sigurimi pensional dhe invalidor.

Me reformat në Republikën e Maqedonisë që filluan të zbatohen nga 1 janari 2006, Fondi ka rolin themelor për mbledhjen, kontrollin dhe  ndarjen e kontributeve dhe të dhënave, si për sistemin shtetëror, ashtu edhe për fondet pensionale private.