• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
Parashtroni Pyetjen

    Pyetje dhe përgjigje

    Duhet personalisht të drejtoheni dhe identifikoheni në Njësinë rajonale të Fondit të SPIM-së, ku do të merrni raport për të gjitha pagesat.

    Më tepër

    Për të bërë pagesë të kontributit për SPI për periudhën para 01.01.2006, është e nevojshme që paraprakisht të paraqiteni tek Njësia rajonale e Fondit të SPIM-së që të ju përpilojnë urdhëresë për pagesë me numër folio.

    Më tepër

    Paga mesatare neto në Republikën e Maqedonisë, për muajin mars të vitit 2008, arrin 15.555, ndërkaq baza më e ulët për pagim të SPI-së arrin 10.111 denarë.

    Më tepër

    Paga mesatare mujore neto për muajin tetor të vitit 2006 arrin 13.718,00 denar, ndërsa për muajin nëntor 13.603,00 denarë.

    Më tepër

    Të dhënat për stazhin e sigurimit, pagat, kompensimet e pagës dhe bazat e sigurimit mund që ti merrni në Njësinë rajonale të Shërbimit profesional të Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë. Njëkohësisht, nëse drejtoheni personalisht deri tek Njësia rajonale e Shkupit, do të merrni listë nga të dhënat e regjistruara në evidentimin amë të Fondit të SPIm-ës, dhe gjatë kësaj është e nevojshme të keni dokumente për identifikim personal( letërnjoftim ose pasaportë). Në raport të pyetjes për përcjellje të të dhënave personale përmes faqes së internetit të Fondit, Ju njoftojmë se është në rrjedhojë përpilimi i procedurës me të cilën së shpejti do të keni mundësinë e përcjelljes së të dhënave tuaja në këtë mënyrë.

    Më tepër